GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Pas vendimit të Kushtetueses, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dërgon letër publike Kastriot Tushës dhe Vikena Kamenicës

11:52 - 04/07/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas vendimit të Kushtetueses, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dërgon letër publike Kastriot Tushës dhe Vikena Kamenicës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Pas Vendimit të Gjykatës kushtetuese për antikushtetshmërinë e kalimit të pronësise së truallit të teatrit, nga Ministria e Kulturës të bashkia, të hënën me 5 korrik, Kastriot Tusha dhe Vikena Kamenica do të mbajnë nje koncert ne sheshin para Ministrisë së Brendshme ngjitur me truallin e teatrit.

Aleanca për Mbrojtjen e teatrit ju ka bërë një letër publike artistëve që të mos interpretojnë në një skenë krimi. Duke e parë këtë koncert si simbolikë, Aleanca, që ka qëndruar pet tri vite në shesh, ju sjell në vëmendje artistëve se, ata do të vazhdojnë të jenë artistë pavarësisht kush është që do te fshihet pas tyre.

Në fund, Aleanca, ju kërkon të rrinë latg filozofisë, “te hedhësh valle në skenën e krimit”.

LETRA E HAPUR

Të nderuar Kastriot Tusha dhe Vikena Kamenica,*
Ne e duam artin.
Ne e duam artin dhe sigurisht ju jeni në dijeni që ne kemi luftuar shumë për të; kemi organizuar vullnetarisht një festival për mbrojtjen e teatrit me rreth 80 shfaqje të llojeve te ndryshme, duke rijetëzuar teatrin që braktisën.

Kemi kërkuar që të hapen aktivitetet artistike gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Ne e duam artin, pavarsisht se arti bie edhe në duart e injorantëve dhe kriminelëve.

Ne e duam artin dhe ju jeni artistë shumë të dashur për Shqipërinë, që do të vazhdoni dhe duhet të vazhdoni të bëni punën tuaj, pavarësisht se kush kërkon të fshihet pas emrit tuaj.

Por vendi ku ju doni të jepni koncertin, është një skenë krimi. Është skena e krimit më të madh kundrejt qytetarisë, trashegimisë, kulturës dhe aq me tepër artit. Ju sigurisht i keni parë pamjet e 17 majit, ku artistë, kolegë tuaj, që kanë qenë dhe në një skenë me ju, u tërhoqën zvarrë me pranga në orën 4:30 të mëngjesit, teksa ndërtesa filloi të shembej me ata brenda. Pak rëndësi ka çfarë qëndrimi keni ju për këtë çështje, por ju duhet t’i respektoni ata njerëz, z. Tusha dhe znj.Kamenica.

Ata njerëz vazhdojnë të jenë aty çdo ditë,(prej 3 vjet e 5 muaj) pikërisht në atë vend ku ju doni të jepni koncertin. Ju sigurisht mund edhe të thoni me vete që koncerti juaj nuk ka pse të ketë lidhje me këtë histori, por ky është një naivitet që gjithashtu nuk u shkon për shtat artistëve që i kuptojnë mjaft mirë simbolikat.

E dini që Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë vetëm dy ditë para se të shpallej koncerti juaj pikërisht në sheshin ku ne protestojmë? E nëse edhe kjo ju duket rastësi, e dini që gjithashtu para tre ditësh u zhvillua një aktivitet artistik në Landfillin e Sharrës, pikërisht në skenën e krimit të Ardit Gjoklaj, nga gruaja e vrasësit të këtij të fundit?
Ju nuk duhet t’ia lejoni vetes të bëheni pjesë e filozofisë “hidh valle në skenën e krimit” , sepse jeni artiste qe e keni vene emrin me punen tuaj dhe jo marioneta.

Me shpresën që respekti të jetë reciprok, ju kërkojmë që koncertin ta zhvilloni në një hapësirë tjetër, sepse për ne është fyerje dhe provokim, për sa kohë kjo luftë nuk ka mbaruar.

*Kjo kërkesë u drejtohet gjithashtu të gjithë artistëve të tjerë që do të jenë pjesë e koncertit.

Etiketa: Kastriot TushaVikena Kamenica

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi

09:44 - 26/11/25
Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”
Art & Kulturë

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

09:11 - 25/11/25
Para
Të hënën mban konferencën e fundit, Merkel e nis ditën me një mesazh për ballkanin perëndimor :Nevojitet pajtim

Të hënën mban konferencën e fundit, Merkel e nis ditën me një mesazh për ballkanin perëndimor :Nevojitet pajtim

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar....

Lexo më shumë
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com