GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas zgjedhjes si deputet, Kamberi: Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë

17:48 - 05/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas zgjedhjes si deputet, Kamberi: Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa raundeve të përsëritura të zgjedhjeve në Bujanoc, Shaip Kamberi tashmë është konfirmuar deputet në Kuvendin e Serbisë. Kamberi pas shpalljes së rezultateve përfundimtare ka kërkuar nga Serbia që të vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Ky vendim është në interes të paqes, demokratizimit, zhvillimit e stabilitetit të vendit dhe rajonit”.

Kamberi i cili me mund u zgjodh deputet, bëri të ditur se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës është në komunikim me Partinë e Aksionit Demokratik për ta vazhduar bashkëpunimin.

“Si Koalicion i Shqiptarëve të Luginës jemi në komunikim me ish-partnerin tonë të legjislacionit të kaluar, Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, për ta vazhduar bashkëpunimin dhe për ta zgjeruar me partnerë të tjerë të mundshëm drejt themelimit të një Grupi Parlamentar”.

Kamberi ka bërë të ditur se nuk do të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar të Serbisë, por sipas tij, parakusht për ta votuar Qeverinë do të jenë disa kërkesa që do të bëhen publike ditëve në vijim.

Kamberi është deputeti i vetëm i cili do t’i përfaqësojë shqiptarët në Parlamentin e Serbisë. Brenda një kohe të shkurtër, Kamberi ka qenë pjesë e procesit zgjedhor mbi katër herë, kjo për shkak të përsëritjeve të zgjedhjeve disa herë me radhë si shkak i parregullsive të ndryshme.

Ai vazhdimisht është ankuar se shteti serb me qëllim ka dashur që t’ia pamundësojë zgjedhjen e tij si deputet, në mënyrë që zëri i shqiptarëve të mos dëgjohet në parlamentin serb.

Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur më 27 maj në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme.

Në mbështetje, Kamberit i kishte dalë i gjithë spektri politik në Kosovë. Ky do të jetë mandati i tretë i tij, si deputet në parlamentin e Serbisë.

 

 

Etiketa: KamberiKosoveSerbiternoc

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Rekord infektimesh nga Covid-i, dy të vdekur në 24 orët e fundit

Rekord infektimesh nga Covid-i, dy të vdekur në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

Në muajin mars të këtij viti, Banka e Shqipërisë licencoi bankën e parë digjitale në vend. JET Bank synon të...

Lexo më shumë
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com