GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pashaporta e Dua Lipas në shoqërinë e spektaklit

10:03 - 30/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Pashaporta e Dua Lipas në shoqërinë e spektaklit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Arbër Zaimi- Dje në rrjetet sociale ishin postuar dy foto përbri njëra-tjetrës, në njërën popstarja britanike me origjinë shqiptare Dua Lipa merrte pasaportën e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama, në foton tjetër disa djem të rinj brenda një autobusi të vjetër mbanin pasaportat shqiptare në duar teksa shkonin për mërgim.

Pati komentues nga Kosova që thoshin se Dua Lipa po e merr me procedurë të përshpejtuar pasaportën e Shqipërisë, ndërsa ata duhet të presin me vite me radhë ose të paguajnë para nën dorë për atë pasaportë.

Pati komentues nga Shqipëria që vunë në dukje se shpesh ajo pasaportë ka përfunduar kanaleve, dikur thellë në kanalin e Otrantos e sot thellë në kanalin e La Manshit, teksa bijtë e bijat e shqiptarëve të thjeshtë vazhdojnë mërgimin me ritme të pandalshme.

1

A e ka kapluar spektakli kombin dhe a jemi bërë komb i spektaklit? A po prezantohet spektakli tek ne edhe si “tërë shoqëria” edhe si “pjesë e shoqërisë” edhe si “ajo që na bashkon”? Në qoftë se ka mbetur të na bashkojë spektakli dihet, qysh nga Debordi se spektakli bashkon veç në izolim, veç të izoluarit. Spektakli është si vargu i Cohenit Leonard, “let’s be alone together”. A ka mbetur e përbashkëta jonë e vetme vetmia dhe izolimi teksa gjithçka tjetër përfshi shtetin e kombin është privatizuar, shitur e blerë, spektakolizuar e tejsimbolizuar? A është kjo një nga arsyet për të ikur drejt atyre vendeve ku shoqëria përmes shtetit nuk e braktis qytetarin?

2

Kush nuk ka asnjë ngut kalon në “fast lane”, kujt i ngutet duhet të presë radhën. Kush është i pasur merr vazhdimisht dhurata për të cilat jo se ka dhe aq nevojë, kush është i varfër duhet të paguajë për gjithçka. Madje i pasuri jo rrallë merr dhurata dhe nga të skamurit, që kësisoj dëshirojnë të hyjnë në komunion me të – duke e bërë pjesë të ekonomisë së tyre. Të varfrin askush nuk e do pjesë të ekonomisë së vet, sepse varfëria ndryshe nga suksesi, nuk trajtohet me “sharing is beautiful”. A është kjo një nga arsyet për të ikur atje ku është më lehtë të jesh i varfër por anonim, se sa këtu ku je i varfër para motrës tënde e vëllait tënd të cilëve duhet t’ua durosh indiferencën por edhe t’u bashkohesh në festa ku kinse “jemi një”?

3

Nga njëra anë rezulton se pasaporta jonë u jepet me qejf të madh vetëm atyre që nuk u hyn në punë aspekti funksional i saj, por veç aspekti simbolik. Atyre që presin prej këtij mjeti një lloj funksionimi, atyre u kërkohet kohë e mund deri ta marrin. A është ky një motiv, një gjurmë e zhvillimit tonë institucional? Ku institucioni funksionon sa për t’u dukur, përballë atyre që nuk kanë nevojë për të, dhe resht së zgjidhuri probleme në përditshmërinë e padukshme të hallexhinjve të zakonshëm? A i bie kjo që këtu llogaritesh, numërohesh, veç nëse je “i madh” a “e madhe”? E që në qofsh i mesëm a i ulët nuk të numëron kush dmth. s’je i rëndësishëm as sa për statistika? A mos ikin andej larg shqiptarët sepse atje të paktën mund të jenë thjesht një numër, dhe kanë një peshë sado të vogël, si respondentë në anketa, si konsumatorë, si votues – atë peshën e parëndësishme të cilën këtu fare nuk e kanë?

4

Dikush mund të ketë menduar se përmes gjestit simbolik të pasaportës shqiptare për artisten me famë botërore, znj. Lipën, jepet një përgjigjje ndaj komentit racist të një politikaneje britanike, znj. Braverman. Edhe mërgimtarët që nisen të kapërcejnë La Manshin mbyllur nëpër kuti kartoni apo në kamiona frigoriferikë ëndërrojnë të bëhen të suksesshëm si Dua Lipa. Nëse jo vetë ata, atëherë së paku vajzat a djemtë e tyre. Dhe kur të bëhen të suksesshëm, të kthehen në vendin e tyre e të priten nga kryeministri. Get succesful or die trying. Atdheu do të rrallohet, do të mbetet shtëpi festive vetëm për njerëzit e suksesshëm që kthehen nga jashtë, teksa mesatarët e të dobëtit shpronësohen prej investuesve të huaj e vendorë, dhe marrin mësimin se në vendin tënd nuk ke vlerë nëse s’je i suksesshëm, dhe se i suksesshëm mund të bëhesh vetëm jashtë.

Etiketa: Dua Lipakengetarepasaporte

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
6 dhjetori ditë pushimi zyrtar, çfarë do të ndodhë me protestën

6 dhjetori ditë pushimi zyrtar, çfarë do të ndodhë me protestën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com