GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pasi preu pemët për pallate, Veliaj hedh 90 MLN lekë për copëtimin e trungjeve

12:38 - 01/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasi preu pemët për pallate, Veliaj hedh 90 MLN lekë për copëtimin e trungjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë këtij mandati në krye të Bashkisë Tiranë, Erion Velija ka bërë të kundërtën e premtimeve elektorale. Ai deklaroi atëherë se nuk do të lejojë më ndërtime pa kritere dhe do të shtonte hapësirat e gjelbra. Në fakt ka bërë të kundërtën! Përveç qendrës që e ka bombarduar me qiejgërvishtës, Veliaj ka prishur edhe pemët në disa zona në Pyllin e Liqenit Artificial, për të lejuar ndërtimet e oligarkëve.

Gjatë vitit 2022, Veliaj urdhëroi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit që të lejojë prerjen e disa pemëve pasi dha disa leje ndërtimi. Ky institucion përgjegjës për parkun, vazhdoi programin e prerjes dhe sot në këto zona ka vetëm ndërtime. Por, nga prerja e pemëve kanë mbetur përreth trungjet dhe copa druri.

Kështu, për të mbuluar këtë masakër tani që jemi në fushatë Veliaj është angazhuar që të copëtojë këto drurë dhe t’i largojë nga aty.

Në këtë kuadër, më 26 prill 2023 është firmosur kontrata në bazë të tenderit me objekt “Makineri teknologjike për copëtimin e mbetjeve drusore”.

Në dokumentet standarde thuhet se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit do të blejë një makinë që të copëtojë trungjet e pemëve që janë prerë. Pra, vetëm për një makineri do të shpenzohen 90 milionë lekë.

Kur, në fakt Agjencia i zotëron të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer punët që ka në ngarkim. Por, Veliaj si në çdo situatë tjetër bënë shpenzime shtesë për të mbuluar gjurmët e masakrave mjedisore.

Afera mbulohet me një tjetër skandal. Kështu bën Veliaj me këtë tender që ka firmosur.

Përveç faktit që po shpenzon pa kriter, kryebashkiaku e firmos kontratën në shkelje të ligjit. Për këtë tender kanë marrë pjesë në garë 4 firma. Por 3 u s’kualifikuan që në fazën e parë me justifikimin se nuk ka kanë kryer punë të ngjashme me prokurimin në fjalë. Në fakt, fituesi thjesht do të zhirojë paratë dhe do të dorëzojë një makineri copëtimi brenda 20 ditëve.

Kështu, duke bërë këto manovra, përmes kritereve burokratike në garë mbeti vetëm firma “ARTEO 2018 Shpk”, në pronësi Artan Topit. Kompania kishte paraqitur ofertën me vlerë 89 milionë lekë. Pra, sa 99% e fondit limit. Kjo përbën një tjetër shkelje të rregullave për tenderët.

Për këto abuzime që përsëriten pareshtur nga Veliaj, ky tender është “dekoruar” me “Flamurin e Kuq” nga monitoruesi Open Data.

Ky “Flamur i kuq” nuk bie në sy mes flamujve në mes të fushatës elektorale, por SPAK-u mund ta dallojë.

Nëse i lihet rruga e lirë Veliajt që të vazhdojë me prerjen e pemëve për ndërtime tek Parku i Liqenit. Më vonë nuk do të kemi më as lulishte dhe ko më park. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë ka deklaruar disa herë se me rregulloren për ndërtimet “në Parkun e Liqenit Artificial lejohen vetëm ndërhyrje që synojnë konservimin dhe ristrukturimin e objekteve dhe hapësirave aktuale, pa kryer shtesa në volume”.

Mbrojtja e vetme që gëzon parku është ajo e kufijve që janë pjesë e Planit Vendor, por tashmë jemi para faktit se pallatet kanë marrë sipërfaqe të mëdha brenda kufirit të Parkut të Liqenit Artificial.

Lexo edhe:Veliaj nuk i “ndahet” Liqenit Artificial, jep tenderin pa garë për ndërtime te parku

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajflamurpallatepemetender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
I mohoi një penallti evidente, Watzke dënon kërcënimet ndaj gjyqtarit

I mohoi një penallti evidente, Watzke dënon kërcënimet ndaj gjyqtarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet
Breaking Views

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet

21:17 - 02/02/26

Liverpooli ka arritur një marrëveshje për të transferuar mbrojtësin shumë të vlerësuar të Francës U21, Jeremy Jacquet, nga Rennes, sipas...

Lexo më shumë
Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

20:56 - 02/02/26
Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com