GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pasi “vranë mizat” bashkë/ Lali Eri i jep 300 milionë lekë Albert Metanit, t’i blejë ilaçe për kafshët

11:46 - 03/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasi “vranë mizat” bashkë/ Lali Eri i jep 300 milionë lekë Albert Metanit, t’i blejë ilaçe për kafshët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda pak ditësh kryebashkiaku i Tiranës, Eron Veliaj, ka mbyllur tre tenderë në shkelje të ligjit. Veliaj ose siç Lali Eri pothuajse çdo tender e zhvillon në shkelje të ligjit, në fovor të klientëve të pushtetit. Tenderi i fundit kap vlerat e 300 milionë lekëve dhe është afera e radhës mes bashkisë dhe biznesmenit Albert Metani. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-32719-06-13-2022, i cili është porosi për blerje medikamentesh veterinare.

Ky prokurim është klasifikuar me “flamur të kuq” nga Open Data Albania, pasi ka shkelur rregullin për konkurrencën e lirë. Nga dokumentet e publikuara evidentohet se,  për këtë tender të mbajtur me datë 29 qershor ka dorëzuar ofertë vetëm kompania “MILIFAR” shpk, në pronësi të Albert Metanit. Me 30 shtator Veliaj ka mbyllur procesin duke e shpallur këtë kompani fituese pa zhvilluar garë të mirëfilltë. I zhvilluar pa garë dhe vlera marramendëse për blerjen e ilaçeve për kafshët, ky tender duhej të ishte nën hetim, por Veliaj për momentin ka fituar “imunitet” nga SPAK-u.

Tenderi për miza

Në fakt, nuk është hera e parë që Metani dhe Veliaj thurin të tilla afera korruptive. Disa, muaj më parë Veliaj dhe pronari i “Milifar” kanë gjetur pretekstin e çuditshëm për “bezdisjen e mizave” ku qarkullojnë miliona lekë nga tenderi. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike Tiranë që ka hapur një tender me objekt “Blerje preparate për dezinfektim, dezinfektim dhe deratizim”.

Duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit, vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm dy firma, nga të cilat ka fituar për habi firma që ka patur ofertën me vlerë më të lartë. Përkatësisht kanë qenë pjesëmarrës “Albania Distribution Chem” me vlerë të ofruar prej 24,850,000 lekësh të reja pa TVSH dhe “Milifar” me vlerë të ofruar prej 33,561,200 lekësh të reja pa TVSH. Pikërisht kjo e fundit është shpallur fituese ndonëse ka ofruar rreth 87 milionë lekë të vjetra më shumë.

Metani rrëmben 50 milionë lekë për të ushqyer qentë

Ndërsa në fillim të këtij viti, kur Polica e Shtetit drejtohej nga Gledis Nano, i cili gjithashtu ka bashkëpunuar me Albert Metanin i cili është tek afera e radhës, në kohën dhe vendin e duhur. Ky i fundit ka marrë 50 milionë lekë nga Nano për të ushqyer qentë e  Policisë së Shtetit për vetëm 2 muaj. Këtë tender Albert Metani e ka fituar përmes kompanisë tjetër të quajtur “Metani”. Kështu, një qen do të ushqehet më mirë se një njeri që përfiton Paketën e Rezistencës së Ramës. Këto kontrata të nënshkruara në shkelje të ligjit tregojnë se Albert Metani është në listën e oligarkëve të privilegjuar.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimAlbert MetaniErion Veliajkryesore2tender me red flag

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
Europiani U-19 për vajza/ FSHF mirëpret ndeshjet e grupit B

Europiani U-19 për vajza/ FSHF mirëpret ndeshjet e grupit B

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qazim Laçi para ndeshjes me Poloninë: Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë
Sport

Qazim Laçi para ndeshjes me Poloninë: Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë

12:05 - 23/03/26

Kombëtarja shqiptare do të luajë me 26 mars përballë Polonisë, në kuadër të play off të Botërorit 2026. Lojtarët janë...

Lexo më shumë
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve

11:55 - 23/03/26
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

11:49 - 23/03/26
“Shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët

“Shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët

11:33 - 23/03/26
Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri)

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri)

11:08 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com