GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastrim parash dhe korrupsion, Memolla i PS sërish nën hetim nga SPAK

15:40 - 22/03/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Korrupsion në zgjedhje”, Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion aktiv”, ku i dyshuari kryesor është Edison Memolla, kryetari socialist i Bashkisë Rrogozhinë.

Kallëzimi penal është depozituar në SPAK nga Partia Demokratike, ku veç Memollës, ndjekje penale është kërkuar dhe për disa nga anëtarët e komisioneve të vlerësimit të dëmeve ekonomike të shkaktuara në banesa nga tërmeti i 2019.

Dyshimet janë se Memolla ka dëmshpërblyer të afërm të tij në vlera të konsiderueshme, si dhe ka dhënë dëmshpërblime dy herë për të njëjta banesë të dëmtuara nga tërmeti.

Dosja italiane

Aktualisht rasti po trajtohet me përparësi nga një prokuror i SPAK, ndërsa një tjetër dosje penale që bën fjalë për “Pastrim të produkteve të veprës penale” është rregjistruar në prokurorinë e Posaçme, ku objekt i këtij hetimi është sërish Edison Memolla.

Hetimet nga SPAK kanë nisur pas administrimit të një dosje nga autoritetet ligjzbatuese italiane, që ka në qendër disa transaksione monetare të dyshimta.

Burime flasim për transaksione të dyshimta me një shumë totale rreth 1 milion euro nga një kompani ndërtimi me seli qendrore në Umbria të Italisë, që ka lidhje me familjarë të Edison Memollës.

Në materialin e administruar nga SPAK, pala italiane kërkon që autoritete shqiptare të verifikojnë pasuritë e Memollës dhe lidhjet e tij me transferuat monetare.

Çështja në gjykim

Aktualisht, Memolla është në gjykim në gjendje të lirë për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.

Hetimet për çështjen nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Në material, Memolla dëgjohet duke ndërhyrë tek një elektricist i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër, me qëllim që tu marrë votën.

Etiketa: Edison MemollakorrupsionKryesore1Pastrim parashSpak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Drejtonte mjetin luksoz pa targa, ndëshkohet 28-vjeçari

Drejtonte mjetin luksoz pa targa, ndëshkohet 28-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com