GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

13:49 - 05/11/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria Fier sekuestron pasuri me vlerë rreth 1.8 milion euro të dyshuara se burojnë nga veprimtari kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e një sërë pasurish të paluajtshme në pronësi të shtetasve A.H., K.H. dhe M.H., pas dyshimeve se këto pasuri janë përdorur për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar se shtetasi A.H., i arrestuar më parë në vitin 2016 me kërkesë të autoriteteve italiane për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfitim të të ardhurave nga aktiviteti kriminal, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që dërgonte në Shqipëri miliona euro të fituara nga trafiku i drogës. Këto para dyshohet se transportoheshin përmes linjave të autobusëve Itali–Shqipëri dhe shoferëve të kamionëve ndërkombëtarë.

Në qershor të vitit 2024, policia kapi në flagrancë dy shoferë të kompanisë “A.T.” sh.p.k., përkatësisht J.Xh. dhe A.L., të cilët po transportonin shuma të mëdha parash nga Italia drejt Shqipërisë. Njëri prej tyre u kap me 89.390 euro, ndërsa deklaroi se kryente këtë veprim kundrejt një përqindjeje të caktuar të shumës së dërguar.

Gjatë hetimeve janë zbuluar pasuri të shumta në emër të të dyshuarve dhe familjarëve të tyre, përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe toka bujqësore në Fier, Tiranë dhe Vlorë, si dhe disa shoqëri tregtare të tipit sh.p.k.. Ndër to përfshihen shoqëritë “A.”, “A I”, “A T”, “A” dhe “M.T.” sh.p.k., për të cilat është vendosur gjithashtu sekuestrimi i kuotave.

Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme në emër të shtetasve A. H, M. H;

1) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
2) Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
3) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
4) Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë;
5) Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;

 Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A.” Shpk.,

1) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
 Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,
1) Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
2) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier
3) Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
4) Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier;

Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme në emër të K. H:

1) Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;
2) Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;

 Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:

1) Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;
2) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Travel” sh.p.k;
3) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Bus” sh.p.k;
4) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A I”, sh.p.k;
5) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “M Trans” sh.p.k.,

Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro. Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare.

Etiketa: FierPastrim parash

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Analiza e REL-it: I vetëm “kundër të gjithëve”, si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com