GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pastruesja Dobi, e njohura e partneres së ish-ministrit Ahmetaj”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pastruesja Dobi, e njohura e partneres së ish-ministrit Ahmetaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Havier Dobi është djali 23-vjeçar i pastrueses Rozeta Dobi të rënë në pranga si autorë të dyshuar të vjedhjes së një shume më shumë se 500 mijë eurosh dhe sende të çmuara.

Edhe pse i papunë, 23-vjeçari shfaqte në rrjetet sociale jetë luksi me makina të shtrenjta, pushime luksi dhe tufa me qindra euro.

Për të gjithë këtë mirëqenie, 23-vjeçari i papunë e publikonte në rrjete sociale dhe i ishte falënderues së ëmës të cilës i kishte dedikuar edhe një tatuazh.

Nëse hedhim një sy rrjeteve sociale të Havier Dobit vëren se postimet me makina e udhëtime janë kryesisht gjatë vitit 2022.

Dyshimet

Ndërkohë policia dyshon se eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të cilat ende janë pa zot janë vjedhur gjatë muajit nëntor 2022 por kjo nuk përjashton mundësinë që pastruesja e pëlqyer nga zyrtarët e financave të kishte vjedhur edhe më parë.

Këto dyshime bazohen në faktin se gjatë kësaj periudhe Havier Dobi ka shpenzuar rreth 50 mijë euro duke blerë dy makina dhe duke kryer pushime në Kosovë dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Prej 15 dhjetorit policia gjurmoi Havier Dobin në funksion të hetimit për zbardhjen e vjedhjes në banesën e Alda Klosit dhe nuk ndërhyri as kur ky i fundit bëri aksident me makinë tek pallati me shigjeta disa ditë para arrestimit.

Përveç parave dhe sendeve me vlere nëna e tij vidhte edhe rroba.

Madje edhe në seancën e masës së sigurisë ai u shfaq i veshur me një bluzë të vjedhur e cila është e personalizuar dhe njohur menjëherë nga pronari i vërtetë, djali i një familjeje që Rozeta Dobin e kishte pasur pastruese më herët dhe ku kishte vjedhur disa bizhuteri.

Rozeta Dobi ishte pastruesja e preferuar e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Financave.

Në telefonin e saj që është sekuestruar si provë janë gjetur më shumë se 20 kontakte të nëpunësve të kësaj ministrie ku ka punuar si pastruese dhe dyshohet se i ka grabitur pavarësisht se asnjë nga ato nuk ka ngritur kallëzim.

Burime në mesin e zyrtarëve që kishin pajtuar si pastruese hajduten e arrestuar, tregojnë se ajo mbërriti mes tyre si e njohura e partneres së ish-ministrit Ahmetaj dhe të afërm të saj punojnë në këtë ministri.

Nëpërmjet rekomandimeve Rozeta Dobi punoi prej disa vitesh me zyrtarët e financave. Ndërkohë që punonte prej 5 vitesh si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit deri në momentin që u padit për vjedhje.

Pastrueses ju gjetën mbi gjysmë milioni euro kesh ndërsa duket se ka shpenzuar shumë më tepër duke blerë automjete e duke siguruar udhëtime turistike në vende të ndryshme.

Ndërsa për 120 mije euro, është gjetur pronari i vërtetë për 400 mijë eurot e tjera nuk ka ende një pronar. Por hetimi i gjurmëve të gishtave në to mund të çojë drejt pronarëve që heshtin sepse nuk duan të jenë para sfidës se duhet të tregojnë origjinën e parave./TCH

Etiketa: Arben AhmetajpastruesjaRozeta DobiVjedhje

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
Barcelona-Real Madrid, finalja e Superkupës së Spanjës

Barcelona-Real Madrid, finalja e Superkupës së Spanjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26

Tensionet dhe vendosmëria e qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë po vijnë në rritje. Një protestues që u prezantua si pjesë...

Lexo më shumë
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetovis girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis