GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasuria e Petrit Fushës me qindra mijëra euro me dhurata dhe kredi, zbardhen detaje nga hetimet

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasuria e Petrit Fushës me qindra mijëra euro me dhurata dhe kredi, zbardhen detaje nga hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I biri ishte kandidat për deputet për partinë e Ilir Metës, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha ngriti një pasuri me vlerë qindra mijëra euro me dhurata dhe kredi.

Prokuroria e Durrësit ka konstatuar se ish kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha, ka deklaruar kontrata qiradhënie fiktive, duke futur kështu në qarkullim para të dyshimta. Nëse i referohemi deklaratave vjetore të pasurisë, Petrit Fusha, gjatë kohës ku ka qenë prokuror dhe kryeprokuror i Tiranës, rezulton një biznesmen në kufijtë e magjistarit në shumëfishimin e parave.

Me hotelin dhe restorantin që ndërtoi me vlerë 500 mijë euro, në tokë të dhuruar dhe para pjesërisht dhuratë, Petrit Fusha dhe bashkëshortja e tij Sanije Bulku kanë fituar rreth 760 mijë euro, në harkun kohor 2004-2016. Praktikisht, Fusha, ashtu si Ilir Meta, ka ngritur një pasuri me vlerë qindra mijëra euro, pa futur dorën në xhep.

Më konkretisht, Petrit Fusha ka ndërtuar Resortin “MAI-TAI” me sipërfaqe mbi 2 mijë m2 në Farkë, në tokën që pretendon se i ka falur daja. Në vitin 2003, Fusha deklaron ndërtesë me tre kate në këtë pronë, me sipërfaqe 1117.3 m2, projektuar për hotel, por ka funksionuar si vetëm kati i parë si bar-restorant. Truallin e ka deklaruar 8 000 000 lekë dhe ndërtesës 34 500 000 lekë pse rreth 340 mijë USD. Si burim deklaron se paratë ia ka dhënë motra dhe babai, ndërsa 13 600 000 lekë nga kredi bankare.

Në vitin 2007, Petrit Fusha deklaron se hotelit i ka shtuar edhe një pishinë dhe ambiente ndihmëse në objektin bar-restorant, me vlerë 25 000 000 lekë ose rreth 250 mijë USD. Pra, të gjithë këtë resort gjigant dhe luksoz, Fusha e deklaron rreth 60 000 000 lekë ose rreth 500 mijë euro.

Në vitin 2004, bashkëshortja e Petrit Fushës, Sanije Bulku, deklaron 4 900 000 lekë ose rreth 41 mijë euro të ardhura nga restoranti. Në vitin 2005 deklaron 5 000 000 lekë ose rreth 42 mijë euro. Në 2006 deklaron sërish rreth 41 mijë euro. Në 2007, deklaron 50 mijë euro nga dhënia me qira e restorantit si paradhënie, por edhe rreth 43 mijë euro të ardhura. Në vitet 2008-2011 deklaron 240 mijë euro nga dhënia me qira e restorantit.  Nga viti 2012 deri në vitin 2015 deklaron 216 mijë euro nga dhënia me qira e vetëm restorantit. Në vitin 2016, deklaron 93 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e hotelit me 3 kate
I biri kandidat për deputet i LSI-së

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në janar të vitit 2021, prezantoi Aldi Fushën, si kandidat për deputet në njësinë numër 2 në Tiranë. Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, pikërisht një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi rezultatet e verifikimit si dhe i kaloi barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK.

Raporti i shërbimeve sekrete 

Shqiptarja.com botoi për herë të parë një raport sekret, i hartuar nga shërbimet informative, në të cilin thuhet se Petrit Fusha, babai i kandidatit për deputet të LSI-së, ka lidhje me njerëz të krimit dhe trafiqeve, si dhe i ka fshehur këto lidhje. Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në një raport të hartuar për llogari të Komisionit të Vetingut, në janar të vitit 2019, pikërisht dy muaj para se Fusha të jepte dorëheqjen, konstaton se Petrit Fusha nuk duhet të shërbente në drejtësi, sa i takon kriterit të figurës. Në raport thuhej se ish kryeprokurori i Tiranës kishte fshehur dënimin e vëllait të tij, Sulejman Shkalla, për trafikim droge në Spanjë. Marrë nga shqiptarja.com

Etiketa: Kryesore1Petrit Fusha

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
Rreth 6 orë seancë/ Tushe kishte “shpresë” për pafajësi, ja ç’ndodhi në sallën e gjyqit

Rreth 6 orë seancë/ Tushe kishte “shpresë” për pafajësi, ja ç’ndodhi në sallën e gjyqit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis