GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pati shqetësime në zemër, ylli i United lë fushën

09:43 - 12/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rashford shkëlqen me asist, Manchester United i ‘falet’ Cristiano Ronaldos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Victor Lindelof pati një shqetësim në zemër gjatë ndeshjes së Manchester United me Norwich, duke u detyruar të linte fushën në mënyrë të menjëhershme.

Mbrojtësi u rrëzua kishte dorën në gjoks kur mjekët e United u vërsulën në fushë gjatë pjesës së dytë të fitores 1-0 të United në ‘Carrow Road’.

27-vjeçari u ankua për dhimbje në gjoks dhe një puls të shpejtë pas një përplasjeje jo të rëndë. Pas disa minutash ai u hoq nga fusha dhe u zëvendësua nga Eric Bailly.

Portieri David de Gea tha se incidenti ngjalli kujtime të kolapsit të Christian Eriksen në Euro 2020 kur danezi pësoi një atak kardiak.

Trajneri i United, Ralf Rangnick zbuloi: “Victor kishte probleme me frymëmarrjen dhe rrahjet e tij të zemrës ishin më të larta se normalja. Ai ishte pak i tronditur. Ai nuk e mban mend se si ndodhi, por ai pati një përplasje me një lojtar tjetër. Pas ndeshjes e kontrolluam. Duket se gjithçka është në rregull, por do të duhet të shohim nesër. Shpresoj se ai do të jetë i gatshëm për të martën kundër Brentford.”

Eriksen u rizgjua në fushë pasi u rrëzua gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës kundër Finlandës dhe mbijetoi falë veprimeve të shpejta nga shokët e skuadrës dhe mjekët.

Ish-sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, u diagnostikua me një aritmi kardiake pasi pësoi dhimbje në gjoks kur luante për Barcelonën kundër Alaves.

E ardhmja e Agueros në lojë mbetet e paqartë dhe De Gea tha: “Ne pamë disa lojtarë që po ndiejnë pak probleme me frymëmarrjen e tyre. Ne pamë Eriksen dhe Agueron. Është e vështirë të shohësh lojtarët e tu që sillen kështu dhe shpresoj që ai të jetë mirë. Sapo pashë se ishte vështirësi në frymëmarrje, nuk ka rëndësi për lojën, gjëja kryesore është të jesh i sigurt.”

Menjëherë pasi Lindelof doli nga loja, Cristiano Ronaldo, që ishte realizuesi i golit të vetëm që ndante skuadrat.

Kjo e lë trajnerin Rangnick të pamposhtur në tre ndeshjet e tij në krye që kur zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaer të shkarkuar dhe janë tre fitore në Premier League për United, i cili u ngjit në vendin e pestë, duke barazuar pikët me West Ham të vendit të katërt, i cili ka një ndeshje më pak./K.T/Gijotina.com

Etiketa: unitedvictorzemer

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Moti i keq, Çako: Niveli i ujërave në maksimumin, janë evakuuar disa familje

Moti i keq, Çako: Niveli i ujërave në maksimumin, janë evakuuar disa familje

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Lexo më shumë
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com