GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pazari i shqiptarëve për kalimin me gomone bëhet në “Tik Tok”: Rruga 100% e sigurt

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pazari i shqiptarëve për kalimin me gomone bëhet në “Tik Tok”: Rruga 100% e sigurt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat britanike vijojnë të publikojnë video, sipas tyre skandaloze ku “pazari” për trafikun e emigrantëve me gomone përmes kanalit të “La Manshit” nga ana e shqiptarëve bëhet hapur në rrjetin social Tik Tok.

Teksa i referohet një video të publikuar raportohet se tashmë bandat shqiptare po ofrojnë udhëtime me minibus falas drejt bazave të tyre në Francë, nga ku bëjnë edhe nisjen e tyre drejt Britanisë së Madhe.

“Udhëtime çdo ditë nga Shkodra për në Dunkirk. Për më shumë info DM. Udhëtoni çdo ditë. 100 për qind e sigurt”, thuhet në mbishkrimin që shoqëron videon me imazhe të minibusëve.

Sipas medias britanike, njerëzit ftohen dhe sqarohen që t’i dërgojnë mesazh faqes në mënyrë që të regjistrohen në listën për të udhëtuar drejt Britanisë.

“Pasi të regjistrohen, bandat i dërgojnë emigrantët nga Shqipëria te grupet e trafikantëve në Francë, ku ata mund të paguajnë deri në 5000 £ për person për të bërë udhëtimin 22 milje përgjatë Kanalit me një varkë të vogël”.

Reklamat e Tik Tok premtojnë çmime që për shqiptarët konsiderohen si “të volitshme” dhe kalimi për na Angli “nuk ka qenë kurrë më i lirë”. Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel tha se qeveria po punon për të trajtuar këtë “propagandë mashtruese në internet”.

“Postimet në mediat sociale të përdorura nga kontrabandistët kriminalë që promovojnë kalimet e paligjshme janë krejtësisht të papranueshme. Kjo qeveri tashmë po trajton këtë propagandë mashtruese në internet me forcat e zbatimit të ligjit, kompanitë e mediave sociale dhe qeveritë e huaja”.

Ndërkohë një rekord i ri prej 1,295 emigrantësh në ditë ishte ai që u regjistrua të hënën për kalimet e paligjshme në Kanal, duke rrëzuar nivelin e mëparshëm ditor me më shumë se 100.

Etiketa: kalimTik tok

Lajme të lidhura

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë
Aktualitet

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Para
I përfshirë në skemën e emigrimit të paligjshëm, shpallet në kërkim shqiptari (EMRI)

I përfshirë në skemën e emigrimit të paligjshëm, shpallet në kërkim shqiptari (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26

Emisioni investigativ "Plug" publikoi eksklzuivisht një pjesë të re nga audiopërgjimi ku biznesmeni Ron Yeffet flet për tregti armësh me...

Lexo më shumë
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com