GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pazari ishte i mirë”/ Dalin dëshmitë e punonjëseve të fermës së kanabisit në Berat

14:54 - 13/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Pazari ishte i mirë”/ Dalin dëshmitë e punonjëseve të fermës së kanabisit në Berat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Më thanë është sezon ullinjsh. Hajde dhe do të paguajmë. I lashë në shtëpi fëmijët dhe burrin. Pazari për të vjelur ullinj ishte shumë i mirë.”

Kështu e nis rrëfimin njëra nga 95 gratë e gjetura në fermën e kanabisit në fshatin Rërëz, Berat.

Gruaja e moshës 48 vjeçe cila jeton në një fshat të Tiranës, u lidh me “pronarët” e ullinjve të Beratit përmes fqinjëve të saj, që u ishte bërë e njëjta ofertë.

Dy prej tyre që ju gjetën sasi parash në trup me shumë përmbi 3 milionë lekë të vjetra, u prangosën. Ndryshe nga punëtoret e hashashit të do të hetohen vetëm për mos kallëzim krimi.

Policia deklaron se D.M nga një fshat i Tiranës e moshës 43 vjeç dhe I.M, familjare me të parën, u prangosën për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Si të dyshuara se kanë patur informacion dhe se kanë patur po ashtu lidhje me kultivuesin kryesor.

Por policia tha hetimi është ende në dinamikë. Dhe ndonëse janë administruar deklaratat e secilit, do të vlerësohen në përputhje me provat materiale.

Secila prej tyre ka dhënë një dëshmi të detajuar duke treguar edhe punëdhënëset që i mashtruan.

Megjithëse policia dhe prokuroria e Beratit është e bindur se realisht secila nga gratë ndonëse u kthyen në shtëpi, kishin dijeni për punën që do të kryenin.

“Në serat e përshtatura me tela ku ishin varur për tu tharë vargje me kanabis, u gjetën dhjetëra copë gërshërë që përdoren për të qethur dhe pastruar nga gjethet bohçet e kanabis sativës. Kjo është një punë rraskapitëse dhe dyshojmë që gratë punonin me rotacion. Duke qenë se kjo është një punë e rëndë dhe sfilitëse, shto edhe erën e fortë të hashashit e cila ndikon në dhimbjen e kokës” deklaron njëri nga oficerët e policisë kriminale, i cili kqyri vendngiarjen.

Operacioni i koduar Befasia u finalizua me 870 kilogramë lëndë narkotike, tre armë zjarri.

Droga po paketohej në 700 arka dhe një pjesë e saj gjendej në tetë thasë – përshkruan policia antidrogë në mbyllje të bastisjes së fabrikës me hashash të vendosur në sera. Dikur ato përdoreshin për prodhime të fshatit.

Roje droge, trafikantë dhe kultivues

Policia pretendon se mes të arrestuarve 9 janë meshkuj. Dhe shumica nuk janë banorë në Berat, por janë nga veriu i vendit.

I dyshuari kryesor për autoritetet e rendit shtetasi, H.D ka të dhëna se mund ta ketë marrë ambientin me qira nga pronarët e truallit të cilët i përdornin serat për të kultivuar kryesisht perime.

S.B është i moshës 27 vjeç, nga ishull Lezhë dhe ndaj tij rëndon edhe akuza e prodhimit të armëve së bashku me atë të prodhim narkotikësh. Por policia nuk ka identifikuar ende se cilët prej tyre ishin rojet dhe cilët punonin në krasitje droge dhe për këtë arsye të gjithë burrave u janë ngarkuar dhe akuzat e armëmbajtjes pa leje si J.U nga Kopliku, B. Xh nga Nikla, E.M të cilit iu arrestua edhe e ëma, M.D i dyshuar si punëtor është nga Kruja dhe S.L nga Malësia e Madhe.

Ambienti sipas dosjes ishte ndarë në katër pjesë dhe i përkiste shtetasit H.D i cili ia dha me qira banorit të fshatit Drenovicë, bashkia Dimal.

Mes armatimit të bllokuar rezultojnë një automatik,135 fishekë, 2 pistoleta që mbaheshin për t’u ruajtur nga sulme të mundshme për të vjedhur prodhimin.

Aktualisht në kërkim vijon vetëm një shtetas i cili është i moshës 19 vjeç dhe ka inicialet S.C. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh./ GazetaSi

Etiketa: Beratpazarpunonjeseve

Lajme të lidhura

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili
Aktualitet

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

12:31 - 20/01/26
U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt
Aktualitet

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

12:12 - 20/01/26
“24 janari do ju bëjë që të dridheni”, Noka: Do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa të ju kërrejmë
Aktualitet

“24 janari do ju bëjë që të dridheni”, Noka: Do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa të ju kërrejmë

12:05 - 20/01/26
Para
A do të këndojë në Kupën e Botës? Ja si përgjigjet Dua Lipa

A do të këndojë në Kupën e Botës? Ja si përgjigjet Dua Lipa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres
Sport

Rikthehen emocionet e Champions League, njihuni me ndeshjet e ditës së sotme

13:08 - 20/01/26

Ditën e sotme rikthehen emocionet e Champions League. Duele mjaft interesante janë në program, ku në fushë zbresin edhe disa...

Lexo më shumë
Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

12:31 - 20/01/26
U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

12:12 - 20/01/26
“24 janari do ju bëjë që të dridheni”, Noka: Do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa të ju kërrejmë

“24 janari do ju bëjë që të dridheni”, Noka: Do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa të ju kërrejmë

12:05 - 20/01/26
Balliu: Nuk rrezikohet Kuvendi nga një flakadan, por nga milionat e vjedhura prej Ballukut dhe droga

Balliu: Nuk rrezikohet Kuvendi nga një flakadan, por nga milionat e vjedhura prej Ballukut dhe droga

12:00 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com