GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pazari me tenderin e shkollës në Krumë, Miftar Dauti jep pa garë 1 milion euro

12:32 - 24/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pazari me tenderin e shkollës në Krumë, Miftar Dauti jep pa garë 1 milion euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakët tanë po u krijojnë vështirësi nxënësve në disa shkolla, sepse i lënë riparimet dhe bojatisjet pas nisjes së vitit mësimor. Por, çështja e shkollës Skënderbeu në Krume është më keq, sepse vonesa e ndërhyrjes lidhet me zvarritjen e tenderit si pasojë e manipulimeve.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rikonstruksion i Gjimnazit “Skënderbeu”, Has’, i cili po gllabëron 974 milionë lekë. Nëse marrim parasysh përfshirjen e TVSH, kontrata pritet të jetë me vlerë më të lartë.

A duhen vërtetë kaq shumë lekë kur bëhet fjalë për shkollën në foto? Objekti është në gjendje të mirë, bazën dhe çatinë e ka në gjendje të qëndrueshme, por ka nevojë për suvatime, tavane dhe sistem ngrohës, sipas përshkrimit të projektit.

I ftohti në Has nis më shpejt se në qytetet e tjera, por kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, e ka zvarritur tenderin qysh nga muaji maj dhe vetëm tani i ka hapur dritën jeshile punimeve.

Ju kujtojmë se gara e parë për këtë prokurim është hapur në 14 maj 2024 dhe parashikohej që të të mbyllej me 30 maj, kur duhej të nënshkruhej kontrata dhe të niste puna.

Por procedurat u ndërprenë, pasi shkeljet u denoncuan në KPP.  Denoncuese ishte firma “Kevin Construksion”, e themeluar nga ish-kryetari i Kukësit, Safet Gjici. Por, kujtojmë këtu se në vitin 2014, Safet Gjici, pasi u emërua prefekt, ia kaloi aksionet e kompanisë vëllait të tij, Lavdrimit.

I mësuar më parë që t’i merrte tenderat si vëllai i kryetarit, tashmë duket se është lënë mënjanë. Nga denoncimi i tij mësojmë metodat që përdorin zyrtarët e tenderave për të nxjerrë fituese kompaninë që ata e kanë paracaktuar.

Në ankesë shkruhej se “kriteret e kualifikimit janë vendosur në mënyra dhe sasi të tillë që nuk kemi shans të marrim pjesë në garë”. Konkretisht kompania kundërshton kriterin ku kërkohet që kompania të ketë 100 punonjës, kur janë përfshirë edhe specialistët e certifikuar që të jenë të regjistruar të paktën në 3 muajt e fundit.

Gjithsesi pas këtij denoncimi, komisioni i Dautit  u detyrua të pezullojë vlerësimin e ofertave dhe ta rihapë prokurimin më 5 gusht 2024 deri më 28 gusht, ku është mbajtur edhe faza finale.

Duke qenë se u dorëzuan 5 oferta, pritej që të zhvillohej një garë e rregullt, pasi bëhet fjalë për një fond të konsiderueshëm.

Por gjatë kësaj periudhe Dauti i kishte skualifikuar nga gara 4 oferta, duke lënë për në finale vetëm njërën prej tyre.  “2 N” sh.p.k dhe BOE “AEK MUNELLA” sh.p.k. & “BE – IS” sh.p.k kishin ofertat më të lira, por janë skualifikuar për mungesë të licencës për mbrojtje nga zjarri dhe  licencën e veçantë për kualifikim.

Me këto argumente Dauti e çliroji nga konkurrentët ofertën e bashkimit të operatorëve  “T&J Construction” sh.p.k.  –  “VIANTE Konstruksion” sh.p.k. me vlerë 950 milionë lekë (pa TVSH), të cilat përfituan kontratën në saje të favorizimit. Për mungesë konkurrence dhe për ofertën më të shtrenjtë Open Data Albania i ka vënë tenderit ‘Flamurin e Kuq’.  Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë po ju tregojmë edhe detaje të tjera që faktojnë se ky tender është dhuruar dhe ka shkelur kërkesat e ligjit për prokurimet.

Sikur thamë më lartë, firmat e tjera u skualifikuan për shkak se ju mungonin dy licenca të rëndësishme, por në fakt as bashkimi i operatorëve që u shpall fitues nuk i disponon këto licenca. 

Pas një kërkimi në QKB na rezulton se    “T&J Construction” sh.p.k. , me pronar Luan Manahasën nuk ka fare asnjë licence, ndërsa  “VIANTE Konstruksion” sh.p.k. me pronar Gjergj Bezatin ka disa licenca, por jo ato që kërkohen në kriteret e tenderit.

Epo ‘ca të nënës e ca të njerkës’ i ka gjykuar Dauti. Dhe tani që pazari u mbyll, të shpresojmë të nisë rikonstruksioni i shkollës dhe të mos pengohen nxënësit në mbarëvajtjen e tyre.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: dautgjimnazkrumeopen data alabaniapa licencer ed flagShkollatender

Lajme të lidhura

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
Para
Cassano shpërthen kundër Ronaldos: Le të bëjë edhe 3000 gola, ai s’di të luajë futboll!

Cassano shpërthen kundër Ronaldos: Le të bëjë edhe 3000 gola, ai s’di të luajë futboll!

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao

08:09 - 17/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar përmes rrjeteve sociale zhvillimet e fundit që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku,...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 17/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025

07:37 - 17/12/25
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

07:34 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com