GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Begaj u rreshtua me Ramën që kërkon të ketë 100% nën kontroll Kushtetuesen

10:53 - 04/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Begaj u rreshtua me Ramën që kërkon të ketë 100% nën kontroll Kushtetuesen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pas kërkesës që Bajram Begaj i drejtoi Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkonte që të sqarojë situatën se si do të bëhet ripërtëritje e kësaj Gjykate, duke pretenduar se këtë vit duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin

PD e konsideron kërkesën e Begajt si një tentativë për kapjen 100% të Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca dhe sipas demokratëve, edhe pse kreu i shtetit nuk specifikonte ndonjë emër, të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë për gjyqtaren Sonila Bejtja, e emëruar më herët nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Drejtuesi i departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri, përmes një deklarate nga selia blu tha se edhe pse Bajram Begaj tenton të fshihet pas parimeve të luajalitetit kushtetues, presidenti nuk arrin dot të fshehë qëllimin e vërtetë të shkresës që mban firmën e tij, e cila, qartazi sipas tij. kërkon të riaktivizojë tentativat e mazhorancës për kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas PD-së, Bajram Begaj është rreshtuar “de facto” me Mazhorancën dhe ata që duan t’a kenë 100% nën kontroll Gjykatën Kushtetuese.

Demokratët shtrojnë pyetjen se pse Begaj u zgjua tani nga “gjumi letargjik”, duke i përmendur se nuk ka reaguar as për taksimin e profesionistëve të lirë, as për koncesionin e portit të Durrësit apo atë të Butrintit, as për marrëveshjen Rama-Meloni apo ligjet me porosi për Akademinë e Shkencave dhe Zonat e Mbrojtura.

Deklarata

Partia Demokratike dënon tentativën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca me ndihmën e Presidentit Bajram Begaj!

Përpara pak ditësh u bë publik lajmi se Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kishte bërë kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese me objekt “Deklarimi i mbarimit të mandatit të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, por pa specifikuar emrin e Gjyqtarit në fjalë, ndonëse të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë për gjyqtaren Sonila Bejtja, e emëruar më herët nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Ajo që vihet re është se në kërkesën e tij, ndonëse tenton të fshihet pas parimeve të luajalitetit kushtetues, Begaj nuk arrin dot të fshehë qëllimin e vërtetë të shkresës që mban firmën e tij, e cila, qartazi kërkon të riaktivizojë tentativat e mazhorancës për kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese.

Duke kërkuar interpretim për kohëzgjatjen e mandatit të Sonila Bejtjes, një nga gjyqtaret e pakta që ka patur kurajon t’i kundërvihet vendimeve apo ligjeve të padrejta të kësaj Qeverie, ndërkohë që Bajram Begaj nuk e kishte aspak të nevojshme ta hidhte këtë hap pikërisht në këtë moment, Presidenti i Republikës është rreshtuar de facto me Mazhorancën dhe ata që duan t’a kenë 100% nën kontroll Gjykatën Kushtetuese!

Po përse zgjohet sot Presidenti Begaj nga gjumi letargjik dhe kujtohet për Gjykatën Kushtetuese?

Bajram Begaj është një President partiak i emëruar me vullnet të Ramës, pa asnjë konsultim dhe konsensus nga opozita. Sot, pasi ka kaluar gjysmën e mandatit të tij 5-vjeçar si President i Republikës, Bajram Begaj do të mbahet mend nga Historia se ka kthyer ne Kuvend vetëm 1 Ligj: Ligjin e Medaljeve dhe Dekoratave, sepse edhe ato kompetenca ja hoqi Rama në Kuvend!

A u kujtua Begaj për Ligjin e Tatimit të Profesioneve të Lira?

Ligj i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese! Absolutisht që jo!

A u kujtua Begaj për Ligjet e kontratave famëkeqe me porosi, si ato të Koncesionit të Portit të Durrësit, të Koncesionit të Butrintit?

A u kujtua Begaj për Marrëveshjen Rama-Meloni, ku nëpërkëmbej sovraniteti i vendit dhe kompentencat e vetë Presidentit?

A u kujtua Begaj per Ligjin me porosi të Akademisë së Shkencave?

A u kujtua Begaj për Ligjin e Zonave të Mbrojtura?

Absolutisht që jo!

Presidenti i cili lypte zyra të reja një Presidenti të huaj, Erdoganit-gjatë një vizitë zyrtare-çfarë ndodhi u zgjua papritur dhe përfshihet në lojën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese në këtë moment?

Është e qartë se Mazhoranca tenton të shtrijë kontrollin total mbi Gjykatën Kushtetuese 3-muaj para Zgjedhjeve të Përgjithshme, nga frika e humbjes së Zgjedhjeve të 11 Majit!

Në mbyllje, dua t’i bëj thirrje çdo qytetari Shqiptar që beson te liria dhe ndarja e pushteteve, që beson se shteti dhe pushteti janë të ndarë, t’i bashkohet protestës Kombëtare të 8 Shkurtit!

Etiketa: BegajKryesore1kushtetuesePD

Lajme të lidhura

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi
Aktualitet

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Para
Adoleshenti i varur nga cigaret elektrike tregon tmerrrin kur nisi të kolliste gjak

Adoleshenti i varur nga cigaret elektrike tregon tmerrrin kur nisi të kolliste gjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com