GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD dënon kërcënimet ndaj JOQ dhe Lolitës

16:07 - 01/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
PD dënon kërcënimet ndaj JOQ dhe Lolitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka dënuar sulmet e ndaj JOQ dhe Lolitës. Në një deklaratë për mediat, partia më e madhe opozitare në Shqipëri theksoi se Rama dhe Veliaj janë bërë si grupi paramilitar rus ‘Wagner’ duke shtuar se duan të heqin qafe çdo armik të interesave të tyre personale

Deklarata e Plotë:

Në prag të fushatës zgjedhore të 14 majit Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë nisur një sulm të pashoq kundër fjalës së lirë dhe kundër medias shqiptare. Pas breshërisë së plumbave mbi televizionin kombëtar Top Channel me një humbje tragjike jete, pas tritolit në pronat e grupit mediatik Panorama, pas sekuestrimit të RTV Ora, dëbimit të Agon Channel, sharjeve me gjuhë rrugecërish të gazetarëve nga kryeministri Rama, radha i erdhi Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës ka kërcënuar zotëruesit e dy forumeve online, faqet Lolita dhe “Jeta Osh Qejf”- JOQ.

Deklaratat e Erjon Veliajt kanë nxitur reagimet e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit. Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, ka shprehur indinjatën më të thellë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Sipas tij Veliaj po rrezikon jetën e gazetarëve dhe nxit më tej sulmet kundër medias dhe fjalës së lirë. Erion Veliaj, jo vetëm identifikoi publikisht personat pas Lolitës dhe JOQ, por edhe i kërcënoi me policët e pushtetit. Guiterres i kujton Veliajt se, pak ditë më parë, një person u vra në ambientet e Top Channel dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.

Guiterres i bën thirrje Edi Ramës ta ndalë këtë sjellje të rrezikshme të vartësit të tij, duke harruar se Rama vetë është një nga shkelësit më të mëdhenj të Kodit etik dhe një bullist kronik i gazetarëve dhe medias. Kur nuk i mjafton trysnia Rama çon maskat, fadromat dhe tritolin për të heshtur mediat që janë kthyer nga mbështetëse në kritike të tij. Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar, gjithashtu, për ngjarjen, duke theksuar se është cënuar siguria për dy individët që u përmendën nga Erion Veliaj. Qendra Evropiane për Lirinë e Shypit kërkon nga kryebashkiaku të kërkojë falje dhe të sigurohet jeta e individëve të përmendur. Partia Demokratike e Shqipërisë e dënon gjuhën kërcënuese dhe veprimet shantazhues të Veliajt dhe Ramës. Këta dy armiq të lirisë së shtypit që e kanë ulur renditjen e Shqipërisë në raportet ndërkombëtare në nivelet e parave viteve ’90 te Enver Hoxhës, që u marrin frymën atyre që nuk i blejnë dot, e kanë shkretuar hapësirën mediatike në vend, ku dëgjohen vetëm hosana për ta. Sa herë del dikush që i kritikon ata i çojnë taksidarët, u turrin sharësit online, i ekspozojnë publikisht, apo u shkojnë me instrumentet e shtetit si të ishin “trupat Vagner” dhe jo organe që funksionojnë për popullin, dhe paguhen nga taksat e tyre.

Ndërkohë që e kuptojmë frikën qe e ka kapur Erion Veliajn nga skadenca e modelit të tij më 14 maj, u bëjmë thirrje shqiptarëve ta refuzojnë dyshen e të paturpëve, që konsiderojnë turp kombëtar çdo kritikë që u bëhet. Siç thekson Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, pavarësisht statusit të faqeve Lolita dhe JOQ, ata dhe zëra të tjerë, duhen mbrojtur. Lirinë e shprehjes shqiptarët e kanë fituar njëherë në vitin 1991 dhe nuk mund ta dorëzojnë 30 vjet më vonë për hatër të lejfenëve dhe ajatollahëve. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin në mbrojtje dy personat e ekspozuar nga Veliaj. Tolerimi i gjuhës denigruese ndaj gazetarëve, apo çdo individi që përdor lirinë e shprehjes në internet, mbjell atë që u korr para një jave në Top Channel: vdekje, pasiguri dhe panik.

Etiketa: JOQLolitaPDRama dhe Veliaj

Lajme të lidhura

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB
Breaking Views

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze
Aktualitet

E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze

20:14 - 27/04/26
Para
Një përqasje e ideologjive në shtet-ndërtimin në Shqipëri

Ligj për miq! Mu në mes të ditës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB
Breaking Views

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26

Eshte njoftim qe duhet ta beje zedhenesja e grupit parlamentar ose kryetari i tij, por Edi Rama ka zgjedhur ta...

Lexo më shumë
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze

E kërkonte SPAK/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, përdorte letra false angleze

20:14 - 27/04/26
Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26
Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

19:43 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com