GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD denoncon parregullsi në votimin nga diaspora në Greqi, Topalli: Ndaloni dorëzimin e zarfeve dorazi, rrezik për krim elektoral

13:26 - 09/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD denoncon parregullsi në votimin nga diaspora në Greqi, Topalli: Ndaloni dorëzimin e zarfeve dorazi, rrezik për krim elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E deleguara politike për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka bërë një thirrje të fundit për pjesëmarrje në votime për shqiptarët në diasporë, ndërkohë që ka ngritur akuza të rënda për parregullsi dhe manipulime të procesit të votimit në Greqi. Në një deklaratë për mediat, Topalli i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë masa urgjente për të adresuar shqetësimet e ngritura.

Fillimisht,Topalli u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë që nuk kanë mundur ende të kryejnë procesin e votimit, të shfrytëzojnë orët e fundit në dispozicion dhe, nëse kanë mundësi, të vijnë në Shqipëri për të votuar të dielën, më 11 maj, për të qenë “pjesëtar të rëndësishëm” të këtij procesi.

Më pas, ajo u ndal gjatë në problematikat e hasura në procesin zgjedhor në Greqi, duke theksuar se shqetësimet shtohen nga mënyra e procedimit. “Sot ka ndodhur edhe ajo që ne nuk e imagjinonim, që të dorëzohen edhe zarfet me dorë në KQZ,” deklaroi Topalli.

Në emër të Partisë Demokratike, ajo përsëriti kërkesat urgjente drejtuar KQZ-së:

  • Të ndalohet menjëherë dorëzimi i zarfeve në dorë në KQZ.
  • Të ndahen dhe të trajtohen në mënyrë krejt të veçantë kutitë që vijnë nga Greqia nga ato që vijnë nga Italia.
  • Të bëhet auditimi i të gjitha rasteve të kutive të dërguara nga Greqia, duke analizuar procesin e votimit, mënyrën e sjelljes së tyre dhe anomalitë e pretenduara.

Topalli vuri në dukje një anomali të pashpjegueshme statistikore: “Nëse për 3 javë rresht nga të gjitha vendet e tjera, kanë ardhur proporcionalisht, normale votat dhe për Greqinë, kishin ardhur vetëm 17 mijë vota, vetëm në 3 ditët e fundit janë shtuar 22 mijë vota. Pra është një anomali, por është një derivat i të gjitha thyerjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në Greqi.”

Ajo paralajmëroi se “nëse do të vazhdojmë të dorëzojmë zarfin në dorë, kjo nuk është votë, por kjo është anulim i zbatimit të kodit zgjedhor, dhe është krim elektoral.” Më tej, Topalli shtoi se nëse kutitë vijnë të mbushura ndërkohë që shqiptarët në Greqi nuk kanë votuar për shkak se zarfi nuk u ka ardhur, nuk e kanë gjetur, ose ua ka marrë dhe plotësuar dikush tjetër, “sigurisht që kjo e ka emrin manipulim dhe jo zgjedhje.”

E deleguara e PD-së për Diasporën bëri me dije se një ditë më parë i është dorëzuar KQZ-së një kërkesë zyrtare për këto “shqetësime shumë të thella dhe për këto krime elektorale”.

Në fund, Topalli akuzoi se “kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së, në shërbim të ofruar tashmë nga strukturat e PS-së dhe pushtetit në Tiranë, është papranueshme dhe nxjerr jashtë loje të gjithë procesin që ka ndodhur andej [në Greqi].”

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri shpjegoi se të gjitha këto shqetësime “janë të drejta, i kemi ngritur dhe më herët, i kemi depozituar kërkesën fillimisht, pasi ramë në dijeni të indicieve se kishin vajtur fletë votimi apo po themi zarfe me fletë votimi nga diaspora, në protokollin e KQZ-së, apo dhe në rrugë të tjera në KQZ”.

“Kemi bërë një kërkesë zyrtare dhe na ka ardhur një përgjigje nga ana e KQZ-së, ku bëhej fjalë për disa fletë votimi të tilla dhe sot kanë tentuar që të çojnë këto fletë votimi me kuti, dhe ti fusin tek zarfet e tjera sipas qarqeve dhe ti trajtojnë sikur ato kishin ardhur në rrugë normale, gjë që nuk është e vërtetë. Të gjitha këto zarfe janë bllokuar në KZAZ-në e diasporës dhe nuk do të lejohej që ato të llogariten bashkë me votat e tjera normale”, tha më tej.

Sipas tij, rregulli dhe ligji e parashikon mjaft qartë, fletët e votimit nga diaspora, duhet të vijmë nëpërmjet operatorit postar të kontraktuar.

“Duhet të vijnë dhe të kalojnë nëpërmjet pikës doganore në Rinas, të zhdoganohen, të bëhet dorëzimi nga dogana te operatori postar dhe ky i fundit duhet ti sjellë me transport të sigurtë të blinduar dhe ti sjellë deri në parkun olimpik ‘Feti Borova’. Ky është protokolli për të cilin kemi rënë dakord dhe i përcaktuar me ligji. Asnjë votë e ardhur jashtë këtij protokolli, dorazi, kanale të ndryshme, operatorëve postarë të ndryshëm nuk mund të trajtohet dhe duhet të veçohet, sikundër e tha zonja Topalli dhe nuk mund të administrohet në këtë proces”, shtoi.

“Po dorëzojmë kërkesa urgjente në këtë drejtim që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të marra masa dhe të japë urdhëra urgjente që këto praktika të marrin fund menjëherë”, përfundoi ai.

Etiketa: Kryesore1PDvota e diasporeszgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

“Grumbulluesit s’do të kenë monopolin mbi çmimet!” Berisha në Dimal: Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj
Politikë

Sali Berisha shpall betejën e radhës: Mbrojtja e votës, dokumentojmë të gjithë aktivitetin kriminal

23:29 - 14/05/25
A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem…
Politikë

“Nuk pranojmë mandat mbi krimin”/ Berisha: Më 16 maj i tregojmë liderve evropianë

23:00 - 14/05/25
Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh
Aktualitet

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

22:40 - 14/05/25
Para
Kiev/ Parlamenti ratifikon marrëveshjen SHBA-Ukrainë për mineralet

Kiev/ Parlamenti ratifikon marrëveshjen SHBA-Ukrainë për mineralet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grumbulluesit s’do të kenë monopolin mbi çmimet!” Berisha në Dimal: Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj
Politikë

Sali Berisha shpall betejën e radhës: Mbrojtja e votës, dokumentojmë të gjithë aktivitetin kriminal

23:29 - 14/05/25

Për Sali Berishën tashmë ka vetëm një detyrë madhore: mbrojtja e votës. Kjo duke paraqitur çdo gjë me prova dhe...

Lexo më shumë
A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem…

“Nuk pranojmë mandat mbi krimin”/ Berisha: Më 16 maj i tregojmë liderve evropianë

23:00 - 14/05/25
Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

22:40 - 14/05/25
“Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë

Berisha: 11 maji, grabitja më e madhe e votës në 33 vite pluralizëm

22:11 - 14/05/25
“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

22:00 - 14/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com