GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD denoncon sërish inceneratorët: Rama po djeg 430 mln euro para publike

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/ PD denoncon: Nëse SPAK e ka seriozisht, do shihni para drejtësisë Edi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të martë sërish aferën e inceneratorëve. Përmes një konference nga selia blu, Belind Këlliçi u shpreh se një grusht njerëzish u bënë milionerë me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës. Këlliçi tha se Edi Rama po nervozohet nga opozita e re dhe se dita e skandecës po i afron.

Deklarata e plotë: 

Siç inceneratorët, me faktet e bëra publike nga opozita, e kanë dëshmuar, Edi Rama bën milionerë një grusht njerëzish.

Prova tjetër është se, duke bërë këtë ai varfëron qindra mijëra shqiptarë të tjerë.

Pa dallim moshe, feje, gjinie, krahine apo ideje ai e ka treguar se bonuset e mëdha, rrogat hollivudiane, pasuritë publike, nga arka e shtetit në xhepa matrapazësh, frymëzohen dhe kalojnë nga ai.

Një e moshuar në azilin e Tiranës u gdhi milionere pa e ditur. Një të vdekure në Shkodër iu gjetën miliona në konton bankare. Një mbledhëseje kanoçesh dhe një bariu u kishin dhuruar ‘çunat problematikë’ para sa për një fabrikë Coca Cola.

Siç e kemi provuar me dokumente, Edi Rama dhe mafia e djegësve kanë rezervuar bonuse e miliona edhe për median dhe shefat e saj. Për baballarët e deputetëve rrogat ishin sa të një futbollisti të Serie A.

Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës.

Për këtë ai nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi për kundërshtarët politikë.

Apo çon ruspat për të prishur pishinat ku deri dje lahej, pronë e një botuesi, të cilin deri dje e kishte mik për zemër.

Sa herë e vërteta është bërë e padurueshme, Edi Rama ka kërkuar të shpikë realitete paralele. Tërheqja e vëmendjes së publikut, dhe jo qeverisja e mirë, ka qenë, që në fillim, i vetmi zanat dhe angazhim i tij.

Ai nuk e përballon dot popullin opozitar te i cili më 7 korrik ka parë një kundërshtar të fuqishëm;

Ai nervozohet nga opozita e re e cila është në këmbë, dhe për më shumë është e vërtetë, jo gjasme dhe jo part-time;

Ai e di se një pushtet i blerë vjen me një datë skadence.

Mega-afera e inceneratorëve ka qenë, për muaj me radhë, kryefjala e aksionit të Partisë Demokratike, dhe do të vazhdojë të jetë.

Kjo vjedhje e shkallës industriale nuk do të mbyllet me kokat e vogla të atyre që kanë hyrë dorëzanë në kërdinë e 430 milionëve, por do të kërkojë kreun e piramidës.

Partia Demokratike, ashtu si gjatë verës, do të vazhdojë edhe në muajt e vjeshtës me hetimet dhe denoncimet e aferës së shekullit.

Ne do të protestojmë për apatinë e SPAK dhe do të kërkojmë aleancë me të gjithë faktorët, në qendër, neutralë, apo majtas, që Shqipërinë nuk duan ta shohin më gjatë të vjedhur, të manipuluar dhe në rrezik.

 

Etiketa: inceneratorëtPD

Lajme të lidhura

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

14:30 - 11/05/26
Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting
Aktualitet

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting

13:58 - 11/05/26
Berisha i pakënaqur: Protestat duhen organizuar më mirë, nëse do jepnim urdhër për protesta jo paqësore nuk ka polici që na ndal
Aktualitet

Berisha i pakënaqur: Protestat duhen organizuar më mirë, nëse do jepnim urdhër për protesta jo paqësore nuk ka polici që na ndal

13:45 - 11/05/26
Para
Detajet/ Greku e vrau pasi kërkoi borxhin, biznesmeni shqiptar u gjet i zhveshur dhe i mbytur me litar

Detajet/ Greku e vrau pasi kërkoi borxhin, biznesmeni shqiptar u gjet i zhveshur dhe i mbytur me litar

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos theksoi se megjithëse nuk ka një vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare...

Lexo më shumë
Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion

15:08 - 11/05/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

14:44 - 11/05/26
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

14:30 - 11/05/26
U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë

14:17 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com