GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD denoncon shkeljet e KPP-së: Nuk zbaton vendimin e Gjykatës për tenderin 1.7 mln euro, fitoi ofruesi me çmimin më të lartë

15:00 - 03/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
PD denoncon shkeljet e KPP-së: Nuk zbaton vendimin e Gjykatës për tenderin 1.7 mln euro, fitoi ofruesi me çmimin më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme shkeljet e Komisionit të Prokurimit Publik të drejtuar nga Jonaid Myzyri, e cila nuk ka zbatuar as vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në lidhje me një tender të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1”, me fond limit: 2.2 milion euro.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave tek Arkivat ka shpallur fitues të tenderit kompaninë “Kristalina KH” me ofertë 1.7 milion euro. Por, ndërkohë, kompania tjetër në garë, “Adel Co” ka bërë ankimim në KPP, e cila i dha menjëherë të drejtë, edhe pse kishte ofertë me vlerë 267 mijë euro më shumë se fituesi.

Pasi KPP, ia hoqi tenderin, edhe pse ishte shpallur fituese nga KVO, kompania “Kristalina KH” ankohet në gjykatë dhe si rezultat, Gjykata Administrative e Apelit vendos me anë të vendimit të formës së prerë të shfuqizojë vendimin e  KPP-së dhe urdhëron autoritetin kontraktor të vijojë procedurën duke zbatuar vendimin, i cili përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor si vendim i formës së prerë.

Por, ndërkohë, kompania “Adel Co” bën sërish ankimim tek KPP e Jonaid Myzyrit, e cila pranon ta shqyrtojë, edhe pse kompania “Kristalina KH” ishte rishpallur si fitues me vendim gjykate të formës së prerë.

Denoncimi nga selia blu u bë nga zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cila në fund të deklaratës shtroi pyetjen se: Çfarë i detyron institucionet shtetërore të veprojnë ndryshe nga sa ka vendosur organi hierarkik më i lartë ligjor, Gjykata Administrative e Apelit?

Më herët, në media është raportuar se kompania “Kristalina KH” e ka kallëzuar në SPAK trupën e Komisionit të Prokurimit Publik të drejtuar nga Myzyri, për çështjen në fjalë.

Tashmë është Prokuroria e Posaçme që do të verifikojë edhe njëherë nga fillimi të gjithë vendimmarrjen, teksa vendimet e KPP-së në një tender të tillë ka shkatërruar garën dhe ka lënë Arkivin e Shtetit, 2 vite pa kuti dhe pa dosje.

Deklarata :  

Në adresën tonë ka mbërritur një denoncim lidhur me një tender të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, konkretisht procedura me objekt: Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1,  me Fond limit: 2.2 milion euro.

 

Për këtë procedurë u shpall fitues operatori me ofertë 1.7 milion euro.

Operatori tjetër i kualifikuar, por me ofertë me vlerë 267 mijë euro më shumë se fituesi, ankohet pranë KPP dhe ky i fundit vendos me anë të vendimit datë 25 Mars 2024 të skualifikojë  fituesin e shpallur nga KVO.

Fituesi i shpallur nga KVO, tashmë i skualifikuar nga vendimi i KPP-së ankohet në gjykatë dhe si rezultat, Gjykata Administrative e Apelit vendos me anë të vendimit të formës së prerë (v.2024) të shfuqizojë vendimin e  KPP-së dhe urdhëron autoritetin kontraktor të vijojë procedurën duke zbatuar këtë vendim gjykate i cili përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor si vendim i formës së prerë.

Pas rishpalljes si fitues me vendim gjykate të formës së prerë, ankimuesi i njëjtë ridorëzon ankimimin e dytë pranë KPP për të njëjtën procedurë dhe të njëjtin operator dhe KPP me anë të vendimit nr. 162/2025 pranon  të shqyrtojë një ankesë të paraqitur nga operatori ankimues i njëjtë për një procedurë të njëjtë për të cilën është shprehur gjykata me vendim të formës së prerë dhe vendos ndryshe.

Denoncuesi shpjegon se KPP si shkak ka përdorur argumentin se ndaj shoqërisë fituese është regjistruar procedimi penal dhe ka një akt ekspertimi të kryer nga prokuroria ende në fazën e hetimit paraprak,  veprime këto në shkelje të të paktën:

LPP nenin 76 pika 1/dh, Kodin e Procedurave Administrative nenet 13, 14, 17.

Pyetja është çfarë i detyron institucionet shtetërore të veprojnë ndryshe nga sa ka vendosur organi hierarkik më i lartë ligjor pra Gjykata Administrative e Apelit?

Etiketa: KPPtender

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
“Ndyrësirë”/ Mashtrimi i Veliajt, tjetër padi për të arrestuarin për korrupsion dhe pastrim parash

'27 vjet vetmi'/ Erion Veliaj fillon të bëjë llogaritë sa kohë do të rrijë brenda në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com