GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD dhe PS larg në qëndrime për reformën zgjedhore, Balla përplaset me Alibeajn

18:02 - 16/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD dhe PS larg në qëndrime për reformën zgjedhore, Balla përplaset me Alibeajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla dhe ai demokrat, Enkelejd Alibeaj, janë përplasur në lidhje me raportin e fundit të OSBE-OHDIR për zgjedhjet e 25 prillit. Ata kanë debatuar gjatë zhvillimit të konferencës kombëtare “shoqëria civile dhe politike: për një dialog dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse”. Një ditë para se të marrë rrugë reforma zgjedhore, kjo përplasje la të kuptohet se ky proces nuk do të jetë i lehtë, ndërkohë ndërkombëtarët inkurajojnë për dialog.

“Vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë Shqipërinë në këto 2 dekada në rrugëtimin e vet për zgjedhje të lira dhe demokraci funksionale” – tha Balla.

Por Alibeaj tha se çdo opozitë në zgjedhje,  përballet me një parti-shtet.

“Mjafton të shihen raportet e OSBE-OHDIR dhe jo të lexohen formalisht, por të lexohen substancialisht. Fakti që zgjedhjet në Shqipëri realizohen mes shtetit dhe partive opozitare” – tha Alibeaj.

Depolitizimi i administratës, vota e emigranteve por dhe çështje të tjera të rekomanduara nga ohdir tha Balla duhet të trajtohen në reformë. Por Demokrati Alibeaj shkoi me tej duke përmendur këtu edhe sistemin. Duke sjellë në vëmendje debatin brenda PD-së Taulant Balla, edhe për ironi, tha se duhet te rishikohet ligji për partitë politike por dhe kompetencat se kush duhet t’i mbajë regjistrat e partive.

“Për më shumë se sa aq duhet të jenë garancinë zgjedhore, për të vendosur barazi mes partive politike në pushtet dhe partive politike në opozitë. Kemi trashëguar nga viti ’90 apo ’91 që duhet të shkojmë në Gjykatë, mendoj që KQZ mund të jetë autoriteti adekuat për të mbajtur regjistrin dhe për të shënuar më pas të gjitha ndryshimet që ndodhin, edhe me drejtimin e partive edhe me statutin e partive” – tha Alibeaj.

Në tryeze ishte edhe ambasadori i OSBE-së, ambasadori britanik dhe ai zviceran, të cilët kërkojnë një reformë zgjedhore që reflekton rekomandimet në mënyrë që të jetë e thellë dhe e qëndrueshme.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPDPSqendrimeReforma ZgjedhoreTaulant Balla

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Festa e Pavarësisë, Kosova nën “pushtimin” e flamujve (Foto)

Festa e Pavarësisë, Kosova nën “pushtimin” e flamujve (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com