GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD e Bashës kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votën e emigrantëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD e Bashës kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votën e emigrantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa reforma zgjedhore ka mbetur në vendnumëro, bashkëkryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj propozon ndryshimin e sistemit nga proporcional rajonal në atë kombëtar me lista të hapura.

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke propozuar ndryshimin e sistemit elektoral nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura si dhe garantimin e votës së diasporës.

Edhe pse ky komision i ngritur që në shkurt të vitit 2022 nuk ka prodhuar asnjë rezultat dhe nuk ka funksionuar normalisht, Alibeaj, që pas përçarjes së opozitës përfaqëson Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, kërkon ndryshime esenciale në Kod.

Ndryshimi i përllogaritjes së mandateve në listat emërore të deputetëve të bëhet në bazë të votave të përgjithshme dhe jo sipas zonave zgjedhore, sugjeron ai.

“Zonë zgjedhore është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore,” thuhet në propozimin e Alibeajt, që nënkupton sistem proporcional kombëtar.

Sipas propozimit, sistemi aktual i fragmetizuar ka defekte dhe sistemi me 1 zonë zgjedhore garanton barazinë e votës së çdo qytetari. Nga një sistem i tillë përfitojnë më shumë partitë e vogla që futen në zgjedhje, votat e të cilave nuk arrinin të nxirrnin një mandat deputeti në përballje me formulën aktuale ku partitë e mëdha favorizohen në formulën e përllogaritjes së votave sipas qarqeve.

Alibeaj po ashtu kërkon ndryshimin e formulës së llogaritjes së votave për kandidatët fitues brenda listave shumëemërore të partive politike duke propozuar lista të hapura; cili kandidat ka marrë më shumë vota shpallet fitues dhe nuk favorizohet rrjeshtimi i tyre sipas listës që sjell kryetari i partisë.

“Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat të listës shumë emërore”- thuhet në propozim.

Aktualisht me ndryshimet e fundit në Kod listat janë gjysëm të hapura, pasi ka një vijë preference për emrat që përzgjedh kryetari I partisë, por mund të kapërcejnë në listën fituese kandidatë që arrijnë të marrin më shumë vota ata që janë në krye të listës.

Në paketën e deputetit demokrat parashikohen dhe rregulla dhe detyrime të KQZ-së për të siguruar votën e diasporës shqiptare, për të cilën ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e cilëson antikushtetuese mohimin e të drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve.

Propozimet e Alibeajt, prekin dhe pjesën e sjelljes së mediave në fushatën zgjedhore, duke ashpërsuar gjobat për gazetarët dhe operatorët televizivë në rastet e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe duke ritheksuar rregullat për transmetimet e reklamave politike.

Duke u bazuar tek rregulli i Kodit në fuqi sipas të cilit gazetarët e Radiotelevizionit publik si dhe radiot dhe televizionet private me liçensë kombëtare e e kanë të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet politike brenda edicionit të lajmëve, Alibeaj kërkon ashpërsim të gjobave të parashikuara në këto raste.

Ai propozon gjoba ekzekutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në masën nga 100,000 lekë për reporterin që ka përgatitur kronikën, me 300,000 lekë redaktorin përgjegjës, me 500,000 lekë drejtorin e informacionit dhe me 800,000 lekë drejtorin e përgjithshëm.

Këto gjoba aktualisht janë 20,000 lekë për reporterin, 30,000 lekë për redaktorin përgjegjës, 35,000 lekë për drejtorin e informacionit dhe 60,000 lekë për drejtorin e përgjithshëm.

Edhe në pasqyrimin e fushatës në televizionet kombëtare dje private rritet masa e gjobës me 500 mijë lekë më shumë në rast se konstatohet shkelje e raporteve kohore në favor të një partie.

Partia Socialiste nuk ka pasur ende një reagim për këto propozime, ndërsa bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, i tha BIRN se “propozimet do të diskutohen në komision”, duke mos e komentuar përmbajtjen e tyre.

Ndërkohë, grupi i opozitës i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha e kundërshton praninë e Alibeajt në komision. Ky grupim i deputetëve të PD-së kërkoi ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit për të zëvendësuar Alibeajn me deputetin Oerd Bylykbashi, por PS e hodhi poshtë këtë kërkesë. /BIRN/

Etiketa: Alibeajkodi zgjedhorReforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)
Aktualitet

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Para
Kush është Naim Murseli? Jeta e tij luksoze në Suedi dhe fotot me…

Kush është Naim Murseli? Jeta e tij luksoze në Suedi dhe fotot me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com