GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD e LSI bashkë në një tryezë me partitë e tjera politike kundër krimit me pushtet

22:30 - 17/10/17
në Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë dakordësuar për mbajtjen e një tryeze të forcave politike mbi situatën e krijuar pas publikimit të përgjimeve italiane mbi trafikun e drogës, ku implikohet direkt ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në dy dalje të veçanta për mediat, Basha dhe Kryemadhi e kanë drejtuar gishtin e përgjegjësisë nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Pak orë pas publikimit në media të dosjes italiane ndaj Moisi Habilajt dhe grupit, ku përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi edhe kreu i Opozitës, Lulëzim Basha. Sipas tij, faktet tronditëse provuan se si janë blerë zgjedhjet me paratë e krimit. Ai  paralajmëroi se në ditët në vijim do të dalin në dritë fakte tronditëse për ministra të përfshirë në trafikun e drogës.

Për këtë arsye Basha njoftoi thirrjen e një tryeze me të gjithë faktorët politikë.

Pak minuta më vonë, në një dalje për mediat kryetarja e LSI Monika kryemadhi, njëlloj si Lulzim Basha tha se Tahiri është lidhja e krimit me kryeministrin Rama.

Kryemadhi iu përgjigj pozitivisht ftesës së Bashës për tryezë dhe tha se është momenti për të krijuar një front të përbashkët kundër krimit me pushtet.

Të njëjtën mbrëmje Kryemadhi e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili i janë drejtuar selisë blu për një takim me Lulzim Bashën. Nuk pati deklarata pas takimit, por u konfirmua se ishte rënë dakord që tryeza e partive politike të mbahet të mërkurën në orën 11 tek hotel Tirana.

https://youtu.be/a9f6Q43rwBI

Etiketa: bashkeLSIPDreforma

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Para

Basha me biznesin e vogël të Kavajës

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com