GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD hedh poshtë “paktin për vetingun”: Bylykbashi të na thotë nëse ka informacion

17:25 - 09/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD hedh poshtë “paktin për vetingun”: Bylykbashi të na thotë nëse ka informacion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale publikoi sipas tij një ofertë që Partia Socialiste i ka bërë opozitës për zgjatjen e afatit të anëtarëve të vetingut.

Sipas Bylykbashit, Rama i ka ofruar Partisë Demokratike që t’i shtojë disa bashki në hartë, në këmbim të votimit të zgjatjes së afatit të organeve të vetingut. Bylykbashi e quan këtë si tregti kuajsh që i ofrohet pakicës, ndërsa thekson që PD duhet të kërkojë me çdo kush ndryshimin e Kushtetutës së vendit dhe vendosjen e një sistemi të ri zgjedhor, për të prishur ndryshimet që Qeveria Rama bëri në korrik të 2020 pa konsensusin e PD-së.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me PS, as me partnerët, sepse nuk është në prioritetin e kësaj force politike.

“Reforma territoriale është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë për të marrë shërbimet që i mungojnë prej 6 vitesh, që kur Edi Rama njëanshmërisht miratoi reformën që në thelb kishte vetëm avantazhin e PS në zgjedhje.

Po ashtu reforma zgjedhore duhet të nisë me garantimin e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira, jo siç gabimisht u orientua më parë, vetëm tek kërkesa e panegociueshme e Edi Ramës për të marrë nën kontroll komisionet zgjedhore me punonjës të administratës publike, dhe që fatkeqësisht ju prezantua lidershipit të partisë si kërkesë e panegociueshme e partnerëve ndërkombëtar. Këto dy reforma janë i vetmi prioritet i Partisë Demokratike. Kjo është shpallur publikisht dhe është miratuar edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë” – thanë burime nga Partia Demokratike.

Oerd Bylykbashi është një nga deputetët që i është bashkuar “Foltores” së ish-kreyeministrit Sali Berisha.

Etiketa: Oerd BylykbashiPDvetingu

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Rivarrosen martirët e masakrës së Rëzellës, Kurti: Janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Rivarrosen martirët e masakrës së Rëzellës, Kurti: Janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com