GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD heq dorë nga “mosbindja civile” në Parlament, Bardhi: Betejë në Kuvend për buxhetin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD heq dorë nga “mosbindja civile” në Parlament, Bardhi: Betejë në Kuvend për buxhetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi pas mbledhjes së kësaj të marte se do t’i rikthehen jetës parlamentare për diskutimin e Projekt Buxhetit të vitit 2025.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i grupit, Gazment Bardhi tha se aksioni opozitar do të vazhdojë, por theksoi se grupi i PD do të jetë në një përballje intensive me mazhorancën për të diskutuar dhe debatuar për buxhetin.

“Më shumë vidhen sesa investohen pa patur në vëmendje pensionistët, fermerët dhe bizneset.

Grupi parlamentar do jetë i angazhuar në një përballje intensive me mazhorancën gjatë gjithë procesit të diskutimit të pr buxhetit 2025”, u shpreh Bardhi për gazetarët.

“Vitin e kaluar siç ju jeni dëshmitarë ne kishim shpallur vendimmarrje që nuk do ketë normalitet  pa u plotësuar kushtet që ne kishim shpallur. Në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë. Por shtuar kësaj deputetët do të përmbushin përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Prandaj dhe qëndrimi publik ne në raport me Kuvendin do të vendosim rast pas rasti. Kush ka menduar që opozita do të lërë terren Edi Ramës që të kalojë buxhetin e oligarkëve dhe jo të qytetarëve e ka gabim. Ne do jemi aty për të mbrojtur qytetarët”, shtoi Bardhi.

“Duke nisur nga sot do të jemi brenda Parlamentit. Deputetët do të jenë secili sipas Komisioneve për të bërë detyrën e tyre për t’i shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka sjellë Rama dhe kush janë pr5opozimet. Po patjetër, edhe ata që janë të përjashtuar.

Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe t’i bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e bendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend.

Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet t’u thotë shqiptarëve të vërtetën.

Do të jemi aty për të bërë detyrën tonë, qoftë brenda apo jashtë Komisioneve.

Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti.

Deputetët e opozitës do të jenë në përballje në çdo front, brenda Parlamentit, në rrugë me qytetarët, nuk nënkupton që duhet të ikim nga përballja në Kuvend.

Do t’i përgjigjemi sjelljes së kundërshtarit tonë politik, Grupi i PD-së do të reagojë. Detyra e secilit deputet është t’i prijë qytetarëve. Nuk kemi penguar askënd të hyjë në Kuvend, ne jemi penguar. Përballja me Gardën ka qenë vendim i maxhorancës, kemi shkuar çdo të enjte për të marrë pjesën ë seanca. E kemi bërë atë gabim, nuk ka shans që ai gabim të përsëritet. Rama është frikacak që fshihet pas Elisës. Ai vendos të fshihet, të mos përballet”, tha pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar të PD-së.

 

 

Etiketa: buxhetKryesore1kuvendPD

Lajme të lidhura

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Para
Fotot/ Skandali me lyerjen e fasadave, Bashkia e Fierit i trajton qytetarët si të ‘nënës e të njerkës’

Fotot/ Skandali me lyerjen e fasadave, Bashkia e Fierit i trajton qytetarët si të ‘nënës e të njerkës’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com