GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

PD i kundërvihet Manastirliut: Rritja e pagave me 6% është ofendim për mjekët

në Ekonomi & Sociale, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
PD i kundërvihet Manastirliut: Rritja e pagave me 6% është ofendim për mjekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme  ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë buxhetin 2022 për sektorin që ajo drejton. Gjatë fjalës së saj, ministrja tregoi se do të rriten pagat me 6% për 18 mjekë dhe infermierë dhe 2.7 miliardë lekë do të jenë në dispozicion për vaksinat anti-covid.  Por, në këtë pikë ajo është hasur me kritikat e opozitës, të cilët e quajnë tallje indeksimin e pagave me këtë nivel. Deputeti Arbër Agalliu tha se ky është ofendim, madje sipas tij nuk mund të thuash po rrisim pagat, kur i rrit vetëm 6%.

Sipas tij, qeveria duhet të mendoj një plan më të mirë për të mbajtur mjekët në vend, pasi në dy vitet e fundit kemi pasur një bum largimesh. “Inkurajomë fort rritjen e pagave. Por me 6 % është ofendues për pjesën e shëndetësisë. E gjithë trupa e mjekëve ka qenë dhe është në një presion të jashtëzakonshëm që nga përballimi i pandemisë dhe me presionit e të gjithë shoqërisë në raport me ta. Të rritet paga me 6 % kur çmimet rriten shumë më shumë se kaq dhe kemi një largim të madh të mjekëve nga Shqipëria. Rritja duhet të ishte shumë më tepër. Sa mjeke janë larguar në 2 vitet e fundit nga Shqipëria dhe si do e kompensoni këtë vakum”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, bëhet me dije se qeveria ka vendosur në dispozicion të Shëndetësisë një buxhet prej 7 miliardë lekë ose 12.6 % më shumë se 2021. Sa i përket kohës së urgjencës kombëtare,  Manastirliu tha se,  do vijnë 20 autoambulanca të reja brenda vitit që do shpërndahen në të gjitha spitalet e vendit dhe aty ku janë zona të thella që të ulet koha e pritjes sa i përket thirrjes së urgjencave. E.H/gijotina.com/

Etiketa: Ogerta ManastirliupagaPD

Lajme të lidhura

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”
Breaking Views

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

19:34 - 26/11/26
AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”
Breaking Views

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”

21:00 - 25/11/26
Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj
Aktualitet

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Para
Lufta brenda PD-së, dorëhiqet një tjetër i besuar i Bashës

Lufta brenda PD-së, dorëhiqet një tjetër i besuar i Bashës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët
Aktualitet

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët

11:50 - 27/11/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të 4 personave që policia kriminale arrestoi në zonën e stadiumit “Air...

Lexo më shumë
Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

11:40 - 27/11/26
Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

11:26 - 27/11/26
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:18 - 27/11/26
Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

11:07 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com