GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD i përgjigjet akuzave të Berishës: “Non grata”, një gënjeshtar ordiner!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha “fshin” historinë e Berishës nga selia e PD-së, heq fotot e ish-kryeministrit nga muret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë prezantimit të kandidatit në qytetin e Durrësit, ish-kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar kryedmokratin, Lulzim Basha pasi ky i fundit u thirr në SPAK për të dëshmuar përpara prokurorëve belgë lidhur me dosjen “Toyota Yaris”. Berisha deklaroi se Basha u thirr në Prokurori për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku.

“Tregoju njerëzve se çfarë bëri. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. Jo vetëm kaq, por u kap si mashtrues nën betim. Ferdinand hajde këtu t’ua themi të vërtetën durrsakëve, mos dil nëpër qytet fare ose tregoji çdo demokrati. Por mos harroni se prokurorët e Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, janë betuar para Mbretit dhe nuk ka gjë që e thyen atë. U kishte dhënë variant krejt tjetër, e ndërroi krejt pllakën, Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale, përveç të tjerave” – u shpreh Berisha.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, selia blu i cilëson mashtrime të gjitha deklaratat e bëra nga ish-kryeministri. Sipas PD-së, sa më shumë i shtohen hallet ish-kryeministrit Berisha, aq më shumë shton edhe mashtrimet ndaj kundërshtarëve të tij politik.

“Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën” – thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Etiketa: genjeshtarnon grataordinerPDpergjigjeSali Berisha

Lajme të lidhura

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora
Aktualitet

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!
Aktualitet

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26
Para
Nga një degë në tjetrën, Danieli-Lauretës: Hodha poshtë pëlqimin ndaj motrës tënde për ty

Nga një degë në tjetrën, Danieli-Lauretës: Hodha poshtë pëlqimin ndaj motrës tënde për ty

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26

Filluan tensionet te protesta para Kryeministrisë. Të rinjtë filluan me goditjen me gurë ndaj godines, teksa policia iu kundërpërgjigj me...

Lexo më shumë
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com