GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: I plagosuri në Greqi, financues i fushatës së Mirela Kumbaros

14:21 - 11/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: I plagosuri në Greqi, financues i fushatës së Mirela Kumbaros
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat, ditën e sotme u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë ministren Kumbaro, Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për lidhjet me botën e krimit, si dhe financimet e PS për fushatën elektorale.

“Ku është krimi është qeveria. Qeveria e kryeministrit Rama është kapur edhe një herë në flagrancë me lidhjet e saj me bajlozë të krimit.

Pas sinjalizimit nga Guardia di Finanza për mbjelljen e kanabisit brenda institucioneve me siguri të lartë dhe përgjimeve të Belgjikës dhe Francës që arrestoi investitorët strategjikë të Ramës tani edhe nga Greqia. Në mënyrë persiste konfirmohen lidhjet akute te Ramës me krimin e organizuar.

Andrea Kalemi, i plagosur në Greqi, njihet gjerësisht si eksponent dhe aktor i nivelit të lartelë të krimit të organizuar, si përgjegjës direkt për dy vrasje.

Ky individ ka qenë një nga  financuesit kryesorë të fushatës së qeverisë, dhe kryesori i fushatës se Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Lidhjet e qeverisë me botën e krimit tanimë janë të njehësuara, ato nuk janë vetëm me bosët e krimit në Shqipëri, por me çdo faktor kriminal  brenda dhe jashtë vendit.

Kjo marrëdhënie e ngushtë monetare dhe elektorale e qeverisë me krimin e organizuar është burimi i varfërisë së qytetarëve por dhe një cënim direkt i jetës së shqiptarëve dhe të sigurisë kombëtare.

Ky bashkëpunim i errët i ka asgjësuar proceset demokratike, si zgjedhjet ato lokale apo të përgjithme.

Në shkëmbim të financimeve të krimit për fushatat elektorale dhe presionit të tyre ndaj qytetarëve për të votuar Edi Ramën, qeveria i kthen kriminelet, vrasësit dhe trafikantët në biznesmenë dhe investitorë strategjikë, ku ju dhuron atyre paratë e taksapaguesve shqiptarë me afera korruptive, si inceneratoret, PPP-të dhe rrugët e florijnta me 20 apo 30 milionë euro kilometri.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë ministren Kumbaro, Partinë Socialiste dhe kryeministrin e tyre, Edi Ramen për lidhjet me botën e egër të krimit si dhe financimet e Partisë Socialiste për fushaten elektorale.

Sot vendi jonë lëngon nga bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar dhe fatkeqësisht Edi Rama ka arritur ta kthejë shtetin shqiptar, nga një shtet me aspirata për integrim në BE në një narkoshtet.

Paratë e krimit të Andrea Kalemit u përdorën për të blerë vota në zgjedhjet e fundit lokale të 2023. SPAK duhet të nisë menjëherë procedurat e hetimit për shitjen që Rama i ka berë shtetit tek bota e krimit.”, u shpreh Balliu.

Etiketa: DenoncimiKlevis BalliuPD

Lajme të lidhura

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar
Breaking Views

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun
Lajme

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

15:40 - 09/03/26
Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim
Breaking Views

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim

14:53 - 09/03/26
Para
Kërcënuan me pistoletë lodër një 38-vjeçar, telashe për 3 të rinj

Kërcënuan me pistoletë lodër një 38-vjeçar, telashe për 3 të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve
Breaking Views

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me...

Lexo më shumë
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

15:45 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com