GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

PD, Ina Zhupa: Qeveria Rama po ndryshon ligjin për zonat e mbrojtura

11:39 - 25/11/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD, Ina Zhupa: Qeveria Rama po ndryshon ligjin për zonat e mbrojtura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se 12 deputetë të Partisë Socialiste po kërkojnë ndryshimin e ligjit ‘Për zonat e mbrojtura’, me qëllim hapjen rrugë të investimeve në ato territore, aktualisht të ndaluara.

Sipas Zhupës, projektligji është depozituar në Kuvend me datë 20 nëntor.

“Qeveria dhe Parlamenti putinian, ndërkohë që kalojnë buxhetin e vjedhjes së taksave të shqiptarëve, ushqejnë, veç oreksit të tyre edhe atë të oligarkëve. Kanë vendosur t’ju ofrojnë më të pasurve dhe të fuqishmëve, edhe copat e fundit të territorit shqiptar, zonat e mbrojtura, që ata t’i shfrytëzojnë për resorte dhe fitime të reja.

12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit ‘Për zonat e mbrojtura’, me qëllim hapjen rrugë të investimeve në ato territore, aktualisht të ndaluara. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend me datë 20 nëntor, duhen të kthejnë zonat e mbrojtura, në zona të pambrojtura, sipas preferencave të pushtetit. 

Në nenin 42 bëhen ndryshimet:

1. Në shkronjën ‘p’ të pikës 3, pas fjalëve’ ‘veprimtari tradicionale’ shtohen fjalët ‘dhe ekonomike’.

Ligji aktual e ndalon çdo lloj ndërtimi dhe veprimtarie ekonomike për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis dhe rëndësisë që ka flora dhe fauna në këto zona.

Ky synim t’i hapet rrugë investimeve brenda zonave të mbrojtura, ka nisur me dy VKM të janarit 2022, ku qeveria hoqi mijëra hektarë nga zonat e mbrojtura, duke i reduktuar ato me 20% të sipërfaqes që kishin.

Tashmë kjo çështje është në gjykatë, teksa organizatat e ndryshme kanë argumentuar se ‘vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro’. Por qeveria nuk ndalet as të pres vendimin e gjykatës, por vazhdon me plane shkatërrimtare.

Ky ndryshim ligjor nuk është gjë tjetër veçse garantimi i mbrojtjes ligjore për ndërtimet e paligjshme që janë bërë deri tani në sytë e qeverisë në zonat e mbrojtura, siç është i denoncuar nga Fiks Fare ky solli pamje të 36 ndërtimeve pa leje të bëra në zonën e mbrojtur të Liqenit të Shkodrës. Sipërfaqja e dëmtuar është me mijëra metra katror.

Ky projektligj është hapi i fundit që zona si Syri i Kaltër të përdoren për tubacione ujore për vendet fqinje, që zona si Vjosa-Narta të legjitimohen për ndërtime dhe infrastrukturë, që zonat si Butrinti, Velipoja dhe Shkodra të mbushen me resorte me emrin ‘investime strategjike’. Ky është përfundimisht shkatërrimi i këtyre zonave.

Ju bëj thirrje 12 kolegëve, që ndoshta nuk e dinë se ç’kanë firmosur, të tërhiqen nga kjo nismë dhe mos bëhen vegla pas të cilave fshihen premtimet e Ramës për qoka kombëtare dhe ndërkombëtare. Në prag të festave kombëtare le t’i thërrasin ndërgjegjes atdhetare mbi atë partiake të interesave të shefit të tyre.”

Etiketa: deklarataIna ZhupaPD

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Para
EMRAT/ Plagosja në Lezhë, Policia identifikon autorin dhe të plagosurin. Detajet e reja…

EMRAT/ Plagosja në Lezhë, Policia identifikon autorin dhe të plagosurin. Detajet e reja...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com