GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD kallëzon në SPAK Veliajn: Kreu shkelje të rënda ligjore

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi me Kushin u shty, flet Vokshi: Proces i stisur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka përgatitur kallëzimin penal për kryebashkiakun, Erion Veliaj, për shkeljet e rënda ligjore në lidhje me tenderin fiktiv të Rr. ‘Xhon Belushi’ në Njësinë Administrative Nr. 4 në Tiranë.

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë Bashkia Tiranë do të zgjaste rreth 5 muaj, pra fiks në periudhën e zgjedhjeve në 14 maj.

“Sikurse ju kemi informuar tenderi i shpallur nga bashkia, në datë 19 dhjetor, parashikonte si afat për dorëzimin e dokumentacionit të kompanive të interesuar për këtë tender në datë 9 janar si dhe shpalljen e kompanisë fituese në 22 janar. Projekti sipas studimit që është miratuar nga vetë Bashkia Tiranë do të zgjaste rreth 5 muaj pra fiks në periudhën e zgjedhjeve në 14 maj. Por Erion Veliaj nxiton dhe urdhëroi nisjen e punimeve natën pa tabela, pa projekt pa një plan dhe sigurisht pa standarde, por ajo që është më e rënda në shkelje ligjore. Pra qartazi një tender fiktiv dhe një vjedhje e qartë e taksave të qytetarëve shqiptarë.

Veliaj u detyrua të njoftonte anulimin e tenderit fiktiv, u kap në tentativë vjedhjeje nga kandidati për Bashkinë, Belind Këlliçi. Por nuk ka asnjë gjurmë të anulimit, të asnjë formulari zyrtar. Veliaj ka kryer 2 vepra penale, të mashtrimit, që gjoja ka anuluar tenderin dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, shtoi deputetja.

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike tre ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës “John Belushi”, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi.

Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

Etiketa: PDVeliajVokshi

Lajme të lidhura

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Para
Gruaja që vrau foshnjën,psikologët:Mund të ketë kaluar në depresion

Gruaja që vrau foshnjën,psikologët:Mund të ketë kaluar në depresion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com