GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Kullat në Tiranë për interesa okulte të Ramës, fitimi 90 milionë euro duke ndërtuar në tokë shtet

13:06 - 18/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati 32 vjeçar për kullën pas lulishtes së TOB. Dokumenti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plani për të zhvendosur administratën në kulla, sipas opozitës, është okult dhe bëhet për përfitime të ngushta të kryeministrit Edi Rama.

Kryeqeveritari Edi Rama njoftoi një ditë më parë planin për ndërtimin e katër kullave në kryeqytet, në tokë shtet. Qëllimi, sipas tij, ishte përdorimi i godinave të reja si zyra për administratën.

Ndërtimet, Rama i justifikoi duke u shprehur se aktualisht disa institucione publike kanë një kosto prej miliona Euro qira vjetore.

Përmes pamjeve në “FB” e tij një ditë më parë, u prezantuan 10 projekte për dy kullat e para. Projekti që u shpall fitues parashikon ndërtime në zonën e Komunës së Parisit, ku aktualisht ndodhet Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Projekti i dytë fitues do të ndërtohet në ambientet ku sot është godina ekzistuese e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës. Përveç zyrave, planet parashikojnë zona bankare, hapësira tregtare, zyra për qira dhe parkime nëntokësore.

Një ditë pas prezantimit të projekteve dhe shpalljes së fituesve, reagoi Partia Demokratike. Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari tha se konkursi që Rama zhvilloi dje në kryeministri ishte “një shfaqje për të mbuluar planin e tij të vërtetë, që është ndarja e trojeve dhe pasurive shtetërore me miqtë e tij ndërtues, aty ku do të ngrihen kulla me vlerë të paktën 90 milionë euro në këtë fazë të parë”.

Sipas tij, pas emërtimit ‘energjizimi i qytetit’, fshihet një plan biznesi për të fituar të paktën 50 milionë euro me kullat tek ATSH dhe 40 milionë euro tek Inxhinieria e Ndërtimit.

“Edhe motivi se dhënia e këtyre trojeve në vendet më të shtrenjta të Tiranës, vjen në këmbim të ndërtimit të zyrave për qeverinë, është një justifikim i dobët. Ne kemi një qeverisje të keqe, jo se zyrat nuk janë në gjendje të mirë, por sepse ato janë të zhytura në korrupsion, në çdo nivel të ekzekutivit. Trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa tenderim. Bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se 35 përqind, kur në këto zona, sipas tregut, pronari i tokës përfiton të paktën 45 përqind. Në këtë proces ku Edi Rama sillet si pronar i trojeve e godinave shtetërore, nuk gjendet dot interesi dhe përfitimi i publikut. Përfituesi i madh është ndërtuesi, i cili dihet se është i paracaktuar, mik dhe klient personal i Edi Ramës”, shtoi ai.

“Në klastrin e parë, ai që do të marrë ATSH për të bërë grataçelë, llogaritet që me çmimet e tregut do të fitojë rreth 50 milionë euro. Ai që do të bëjë kullë dhjetëra katëshe pranë inxhinierisë, do të fitojë mbi 40 milionë euro. E gjitha, një mundësi e mirë pasurimi për miqtë e Edi Ramës dhe një lavatriçe e re e pastrimit të parave në Tiranë. Një mënyrë për të bërë para me dhe për ata që kanë vjedhur zgjedhjet dhe për ta mbajtur pushtetin me zgjedhje te vjedhura. Një aferë më shumë korrupsioni e abuzimi me pushtetin e Edi Ramës në fund të mandatit të tij. Rezultati është po i njëjtë qytetarët, të cilët nuk blejnë më dot shtëpi në kryeqytet për shkak se çmimet nuk i cakton bursa e ndërtimit, por e ajo parave te pista dhe narko-qeverisë”, përfundoi.

Etiketa: Edi RamaKryesore1kullaKullatPD

Lajme të lidhura

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Para
E dhimbshme! Ndërron jetë papritur Gert Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike

E dhimbshme! Ndërron jetë papritur Gert Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com