GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Ligji për zonat e mbrojtura cënon rëndë trashëgiminë kulturore

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha e nis me vrull, emëron ish-ministren zëdhënëse të partisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, ka reaguar nëpërmjet një deklarate, lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura, duke e cilësuar si një “akt të rëndë të qeverisë”.

Karabina shprehet se sipas saj, ky vendim i mazhorancës socialiste, “si qëllim të vetëm ka kthimin nga territore të mbrojtura në TROJE për ndërtim, në shërbim të klientëve të saj, të cilët, lekët që marrin nga qeveria, i investojnë për të mbajtur gjallë konfliktin në radhët e opozitës”.

Ndër të tjera ajo thekson se akti i qeverisë nuk është vetëm i rëndë, por ai cënon edhe qëndrueshmërinë afatgjate të mjedisit dhe të trashëgimisë kulturore.

“Partia Demokratike është e vendosur, ndaj në momentin e parë që ajo do të vijë në pushtet, do ta shfuqizojë këtë ligj”, shtoi ajo

Deklarata

Ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura është një akt i rëndë i kësaj qeverie, që bëhet vetëm për interesa të ngushta dhe klienteliste, në dëm të trashëgimisë sonë kulturore, të interesit publik dhe të qytetarëve.

Zhurma e shkaktuar në Parlament dhe mosfunksionimi normal i Komisioneve Parlamentare, i pamundësojnë publikut që të kuptojë se çfarë bëhet, ndaj kjo mënyrë është një e keqe që vijon prej muajsh në dobi të një grupi të vogël dhe në dëm të qytetarëve të shumtë.

Atë çfarë do Edi Rama të arrijë, ia mundëson kjo mënyrë veprimi, e stisur nga interesa personale, ndërsa për publikun ky është një dëm i madh, i parikuperueshëm dhe me pasoja për të ardhmen.

Për të kuptuar se çfarë mazhoranca ka votuar në kaosin e rrëmujës, është me rëndësi të sqarohet se qeveria i ka hequr kompetencat ekspertëve dhe studiuesve për të përcaktuar se cilat janë rezervat natyrore, të cilat është e nevojshme për t’u ruajtur si trashëgimi, por, në radhë të parë, për të siguruar jetëgjatësinë e habitateve që njerëzit i kanë ruajtur ndër shekuj.

Ndërhyrja arbirtrare e Kryeministrit dhe një grushti njerëzish për të vendosur jo vetëm fatet e specieve, por ekuilibrat mjedisore dhe urbane, është shkelje e Kushtetutës, ligjeve vendore dhe konventave ndërkombëtare.

Kjo ndërhyrje cënon MAS dhe është në kundërshtim me kapitullin 27 për mjedisin, që Shqipëria ka detyrim për të përmbushur në rrugetimin e saj drejt BE-së.

Mjedisi natyror dhe urban janë hapësira dhe territore që mund të cëojne jetën, shëndetin dhe qëndrueshmërinë e një vendi.

Ky vendim i paprecedent i mazhorancës socialiste, si qëllim të vetëm ka kthimin nga territore të mbrojtura në TROJE për ndërtim, në shërbim të klientëve të saj, të cilët, lekët që marrin nga qeveria, i investojnë për të mbajtur gjallë konfliktin në radhët e opozitës.

Akti i qeverisë nuk është vetëm i rëndë, por ai cënon edhe qëndrueshmërinë afatgjate të mjedisit dhe të trashëgimisë kulturore.

Ai i shërben vetëm një grushti të vogël interesash, të lidhur ca me qeverinë ca me ata që në Parlament i mundësojnë qeverisë t’i kalojë këto ligje pa debat dhe pa diskutime.

Partia Demokratike është e vendosur, ndaj në momentin e parë që ajo do të vijë në pushtet, do ta shfuqizojë këtë ligj.

Zotohemi se subjektet që do të përfitojnë nga ky ligj, do t’i nënshtrohen praktikave më të avancuara të ligjit antimafia.

Ky është një zotim publik që Partia Demokratike e Shqipërisë ndërmerr dhe do të bëhet realitet në momentin e parë të mundshëm

 

Etiketa: mbrojturatrashegimizona

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë!”/ Qytetarët mbyllin protestën para Kryeministrisë, por paralajmërojnë se revolta do të vijojë
Aktualitet

“Nesër më shumë!”/ Qytetarët mbyllin protestën para Kryeministrisë, por paralajmërojnë se revolta do të vijojë

20:03 - 01/11/26
Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!
Aktualitet

Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë!

18:06 - 01/11/26
Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit
Aktualitet

Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

17:42 - 01/11/26
Para
Fansat i pëlqyen shumë fotot e Kiarës, por Luizi ka një vërejtje…

Kiara kërkon një emër për bebushen dhe ju mund ta ndihmoni!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht
Sport

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht

22:45 - 01/11/26

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në një sfidë...

Lexo më shumë
Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com