GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD mbështet protestën e pedagogeve: Kërkesa të drejta

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD mbështet protestën e pedagogeve: Kërkesa të drejta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj protestës së pedagogëve dhe kërkesave të tyre për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkim shkencor.

Deklarata:

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje protestën e pedagogëve të stafit ndihmës-akademik dhe administrativ dhe i vlerëson të drejta dhe tërësisht të realizueshme kërkesat e tyre.

Mbështesim plotësisht kërkesën e pedagogëve që për një periudhë 10 vjeçare qeveria të garantojë financiarisht tarifën e plotë të studimeve të larta. Në këtë krizë të thellë ekzistenciale që po kalon bota universitare, ku shumica e auditorëve janë bosh, ndërkohë që pjesa tjetër përballet me ulje të shpejtë të numrit të studentëve, financimi i tarifës së studimeve të larta është i domosdoshëm.

Në këtë periudhë të gjatë 10 –vjeçare të dramës së rëndë historike kombëtare, të shpopullimit masiv të vendit prej të rinjve, të këtij emigrimi të pashoq të brezit të ri – energjisë më ripërtëritëse të kombit që po e investon ardhmërinë dhe dijen në vende të tjera – financimi i plotë i tarifës për studime të larta është detyrimi ynë.

Premtimet

Partia Demokratike u zotohet të gjithë studentëve, nxënësve e prindërve të tyre, të cilët për shkak të krizës së thellë ekonomike e kanë gjithnjë e më të pamundur përballimin studimeve të fëmijëve, se tarifat e studimeve të larta do të jenë 1 euro për një vit akademik, 5 euro për cikilin Bachelor bashkë me atë Master.

Arsimi është investim shtetëror që ia ruan rrënjët kombit, përkundrejt strategjisë së sotme të kësaj qeverie që synon ta zhbëjë atë, ndaj Partia Demokratike premton se me ardhjen në pushtet do të marrë përsipër koston financiare të studimeve të larta për çdo student.

Partia Demokratike mbështet të gjitha kërkesat e pedagogëve për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, mbështet kundërshtimin e vkm 741 që i transformon universitetet në fondacione ose OJQ, rishikimin e vkm 112 që diskriminon pedagogun dhe e vendos atë në kushte të përmbushjes së kërkesave, ndërkohë që qeveria nuk ia ka siguruar paraprakisht ato; dëmshmërinë në punë; rritjen e pagës së tyre si kolegët në Kosovë, transparencën financiare, e cila mungon në universitete. Shprehim mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve për të trajtuar  botën universitare si vendet e rajonit.

Shpopullimit  të vendit do t’i përgjigjemi me strategji arsimore që kthejnë shpresën dhe besimin se ky vend bëhet e se këtu ka vend për të gjithë, keqtrajtimit të figurës së stafeve akademike e administrative do t’i ballëvemë kthimin e dinjitetit të tyre profesional si ajo pjesë elitare e shoqërisë që formon profesionistë e intelektualë e njëherësh  artikulon ide e qëndrime që emancipojnë vendin.

 

Etiketa: kerkesaPDpedagoge

Lajme të lidhura

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit
Breaking Views

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit
Breaking Views

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

21:23 - 23/09/26
Para
Çfarë po ndodh me ish-ministrin? Lefter Koka transportohet në spitalin e burgut

Inceneratori i Fierit, ja vendimi që GJL ka marrë për Lefter Kokën

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit
Breaking Views

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe nisi, tek...

Lexo më shumë
Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:15 - 23/09/26
Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

22:06 - 23/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

21:23 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com