GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD ngre alarmin: Produkte të rrezikshmë ushqimore po hyjnë në vend, qeveria hesht

12:23 - 30/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD ngre alarmin: Produkte të rrezikshmë ushqimore po hyjnë në vend, qeveria hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari ka reaguar gjatë ditës së sotme për mungesën e sigurisë ushqimore.

“Prej javësh kemi bërë publike disa raste konktete ku AKU, agjencia qeveritare që duhet të mbrojë qytetarët nga ushqimet e dëmshme, nuk e bën punen e saj, ose nga paaftësia ose nga korrupsioni.

Ministria e Bujqësisë, ka përgjegjësinë morale, politike dhe ligjore për sigurinē ushqimore”, tha ai .

Deklarata

Siguria ushqimore është një standard i munguar për qytetarët e vendit. Produkte të rrezikshme dhe me kosto tē rënda për shëndetin kanë hyrë në mënyrë sistematike në vendin tonë.

Kjo çështje është alarmante, rrezik për shoqërinë dhe kërcënim i sigurisë kombëtare.

Prej javësh kemi bërë publike disa raste konktete ku AKU, agjencia qeveritare që duhet të mbrojë qytetarët nga ushqimet e dëmshme, nuk e bën punen e saj, ose nga paaftësia ose nga korrupsioni.

Ministria pas meje, ajo e Bujqësisë, ka përgjegjësinë morale, politike dhe ligjore për sigurinē ushqimore.

Janē disa norma, disa standarde, disa garanci që vetëm qeveria me fondet dhe me instrumentet që ka në dispozicion, mund t’i ofrojë.

Kjo edhe sa i përket prodhimit vendas, përveç atyre të importit.

Në mesin e vitit të shkuar, sipas një projekti të mbeshtetur nga Komisioni Europian, kjo ministri ka urdhëruar analizimin e 200 mostrave që kanē të bëjnë me produktet tona kryesore, (urdhri nr.365 dt. 19/06/2023), kjo sidomos për të konstatuar efektin e pesticideve që janë përdorur, pesticide shpesh të ndaluara në BE, apo edhe të skaduara.

Ky studim do të ndihmonte jo vetëm konsumatorin, por edhe fermerin tonë, pasi kane qënë të shumta rastet kur fermerëve u jane shkaktuar dëme për shkak të pesticideve të ndaluara që tregtohen.

Edhe pse, sipas tē dhënave të besueshme, ky monitorim ka mbaruar në tetorin e vitit të kaluar, asnjë rezultat nuk ështē bërë i njohur dhe asnjë transparencë nuk ka.

Ministria e Bujqësisë ka fshehur të dhënat e dala nga ky monitorim.

Pse Ministria, pse znj. Krifca dhe më pas znj.Denaj, nuk i bëjnë publike këto tē dhëna?

Pse nuk ndahet me publikun, me qytetarët me fermerët ky raport?

A janë gjetur përmbajte pesticidesh të panjohura dhe të dëmshme, toksike në këto produkte?

Çfarë fsheh qeveria e Edi Ramës?

Mban të fshehtë dështimin për të kontrolluar pesticidet e lëndë të tjera që importohen si në han pa porta?!

Fsheh qeveria dështimin e saj për të garantuar siguri ushqimore, për të mbrojtur qytetarët por edhe prodhuesit tanë?!

Fshehja e ketyre gjetjeve nuk ndihmon askënd, përkundrazi vendos në rrezik jetën e qytetarëve të cilët nuk kanë informacion. Nuk shpëton dot as imazhin e qeverisë, tashmë të konfirmuar si e dështuar në ofrimin e sigurisë ushqimore.

I bëjme thirrje znj.Denaj, të bëjë transparencë e të mos e trajtojë bujqësinë si arën e vet, por si një çështje e përgjegjësi publike.

Ne do të ngulmojmë çdo ditë që ata që kanë detyrimin për të ofruar siguri ushqimore, ta bëjnë punën e tyre. Dhe ata që nuk e kanë bërë punën e nuk e kanë kryer detyrimin ligjor, të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.

Etiketa: alarmushqime

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
“Palaço”, Rama vazhdon debatin me Bardhin në Twitter

Skandali i mbetjeve toksike, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com