GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD nuk regjistrohet në zgjedhje, Celibashi rrëzon grupin Alibeaj

17:12 - 14/03/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja mes Berishës dhe Alibeajt në gjykatë, Apeli: Mos na intimidoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike nuk regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 Majit, vendosi sot kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Në mbledhjen e sotme, Celibashi refuzoi kërkesën e grupit Alibeaj, që në seancë u përfaqësua nga Indrit Sefa, për tu regjistruar në lolaket e ardhshme si Partia Demokratike.

Kryekomisioneri argumentoi se “deklarata solemne” në dokumentat e depozituar në KQZ është firmosur nga personi i deleguar që është Enkelejd Alibeaj dhe jo Lulzim Basha, që sipas Celibashit, rezulton kryetar i PD referuar një vërtetimi gjykate. Dhe kjo, sipas Celibashit është jo ligjore, pasi siç deklaroi, ky akt është “ekskluzivisht i kryetarit të partisë”.

Argumenti

“Në kushtet kur në zyrën e regjistrit të partive politike të Gjykatës së rrethit Tiranë, nuk është bërë njoftimi i dorëheqjes së zotit Lulzim Basha si kryetar si dhe nuk është bërë dorëzimi i aktit sipas të cilit, bazuar në statutin e PD, është zoti Alibeaj ai që ushtron detyrën e kryetarit, atëherë, ai si nënkryetar i PD, mundet të pranojë se i ushtron disa kompetenca të kryetarit, apo edhe pjesën më të madhe të këtyre kompetencave, por nuk mund të pranohet kurrsesi që ai ushtron të gjitha komptetencat dhe përgjegjësitë e PD.

Ndaj, në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktimeve të nenit 64, pika 2, gërma e, në vlerësimin tim, do duhej të nënshkruhej nga kryetari i partisë, ose nga ai person që ligjërisht i ushtron atributet e kryetarit të partisë, unë mendoj dhe vlerësoj se kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet”, theksoi Ilirjan Celibashi.

Përfaqësuesi i grupit Aliebaj, Idrit Sefa e quajti jo ligjor vendimin e kreut të KQZ-së. Ai paralajmëroi ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Berisha me kandidatë në zgjedhje, Alibeaj jo

Më herët, Celibashi rrëzoi dhe kërkesën e grupit tjetër të drejtuar nga Sali Berisha me argumentin se kryetar i PD-së rezulton ende Lulzim Basha.

Me vendimin e sotëm, grupi Alibeaj nuk do të ketë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa PD e drejtuar nga Sali Berisha, sic ka thënë ish-kryeministri, do të futet në zgjedhje me kandidatët e dalë nga “Primaret” përmes një koalicioni mes PL-së së Ilir Metës dhe disa partive të vogla.

Etiketa: Kryesore1PD

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
EMRI/ Kush është ‘shefi’ i RENEA-s që u kap me mijëra euro

EMRI/ Kush është ‘shefi’ i RENEA-s që u kap me mijëra euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com