GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD-PS fajësohen për dështimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, në shtator do shtyjnë afatet

07:52 - 19/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD-PS fajësohen për dështimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, në shtator do shtyjnë afatet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi humbi 6 muaj për reformën e re zgjedhore pasi komisioni i posaçëm i ngritur me këtë qëllim më datë 10 shkurt, u mblodh vetëm një herë gjatë afatit ligjor të caktuar. Mazhoranca dhe opozita fajësojnë njëra-tjetrën për mungesën e progresit, pavarësisht se asnjëra palë nuk u duk e interesuar që puna të shkonte përpara që nga ngritja e komisionit.

Mbledhja e vetme e zhvilluar ishte ajo e datës 17 qershor, ku u bë dhe konstituimi i komisionit, në drejtimin e dy bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD. Mazhoranca nuk e quan dështim kalimin e afatit zyrtar duke parashikuar rinisjen e punës në sesionin e ri.

“Në shtator do t’i zgjaten afatet në dakordësi me opozitën,” i tha Gjiknuri BIRN-it të enjten. I pyetur për arsyet e mosfunksiomit të komisionit ai fajësoi opozitën duke shtuar se “vetëm një muaj para mbarimit të afatit solli anëtarët e saj”.

Bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj nuk u përgjigj pyetjeve të BIRN-it për punën e bërë nga komisioni, por deputeti Ervin Salianji, anëtar zëvendësues në komision, tha se përveç PS-së edhe Alibeaj ka përgjegjësi për dështimin e punës.

“Partia Socialiste ka interes të mos flitet për zgjedhjet, për reformën zgjedhore dhe është bllokuese e çdo ndryshimi sepse është përfituese e drejtpërdrejtë nga shkeljet zgjedhore të çertifikuara si të tilla dhe nga raporti i OSBE-ODHIR,” tha Salianji.

“Thënë këtë nuk mund të shmang përgjegjësinë e bashkëkryetarit të komisionit që përfaqëson opozitën për mosthirrjen e mbledhjeve apo për koordinimin e propozimeve të opozitës dhe me deputetët e PDSh,” shtoi ai.

Gjiknuri dhe Salianji janë të një mendje për zgjatjen e afatit të punës në sesionin e ri parlamentar, ndërkohë që çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor duhet të përfundojë 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme vendore që mbahen në qershor 2023. Gjiknuri thotë se çështjet mund të adresohen në kohë nëse do të trajtohen vetëm ato problematika të rekomanduara nga OSBE/ODHIR.

Por, për Salianjin, nuk duhet që të zgjidhjet të bëhen pa transparencë dhe në momentin e fundit.

“Ky komision duhet të funksionojë me transparencë të plotë dhe mos të lihen zgjidhjet apo propozimet në moment të fundit dhe pa asnjë diskutim publik,” theksoi ai.

Raporti monitoriues OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit 2021, kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin gjatë fushatës ndërsa Partia Demokratike në opozitë u kritikua për “strukturat paralele” në mbrojtje të votës.

Në raport u bënë disa rekomandime për ndryshime ligjore para zgjedhjeve të radhës që fokusohen tek garantimi i votës së lirë e të fshehtë parandalimi i shit-blerjes së votave, roli i medias, etj../BIRN

 

Etiketa: afatetdeshtimiPDPSReforma Zgjedhoreshtator

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Firmosi marrëveshjen me Kishën Serbe, Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit

Firmosi marrëveshjen me Kishën Serbe, Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com