GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Rakip Suli po rrezikohen jetë njerëzish me lejen e ndërtimit në zonën e rrezikshme

15:12 - 27/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arjan Hoxha: Rakip Suli e ka përfunduar shkollën e mesme 32 vjeç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, akuzoi Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, për shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të jetës së qytetarëve.

Ai deklaroi se Suli ka lejuar ndërtime në zonën e Valiasit, e shpallur e rrezikshme nga ekspertët për shkak të paqëndrueshmërisë nëntokësore. Sipas tij, pavarësisht paralajmërimeve nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Drejtoria Minerare, Suli ka injoruar rekomandimet dhe ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. Hoxha theksoi se kjo është një formë e qartë e abuzimit me detyrën dhe një model i vazhdueshëm papërgjegjshmërie.

Hoxha kërkoi nga SPAK hetim të menjëhershëm ndaj Sulit dhe ndalimin e ndërtimeve të tjera në zonën e rrezikshme. Sipas Hoxhës, qytetarët nuk mund të jenë viktima të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së zyrtarëve lokalë. Hoxha përfundoi duke theksuar se Partia Demokratike do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e qytetarëve.

Deklarata

Rakip Suli, Kryebashkiaku i Kamzës, mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët.

Pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.

Rakip Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore.

Kryetari i Bashkisë është garantuesi i respektimit të ligjeve dhe standardeve urbane në territorin e tij. Rakip Suli ka detyrime të qarta ligjore për të siguruar që:

-Ndërtimet të jenë në përputhje me ligjet dhe analizat teknike:

Rekomandimet e AKBN dhe Drejtorisë Minerare, të detajuara në dokumentin zyrtar të datës 4 janar 2021, tregojnë se zona e ish-minierës Valias është e rrezikshme për ndërtim për shkak të hapësirave të paqëndrueshme nëntokë. Rakip Suli ka shpërfillur këto paralajmërime dhe ka lejuar ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në këtë zonë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

-Mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve:

Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.

-Parandalimi i abuzimeve urbane:

Në vend që të zbatojë rekomandimet e ekspertëve dhe të sigurojë stabilitetin e ndërtimeve, Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi mbi zona të ndaluara, duke dëshmuar papërgjegjshmëri dhe një tendencë për të favorizuar interesat e zhvilluesve në dëm të sigurisë publike.

Shkeljet ligjore dhe penale të Rakip Sulit janë si më poshtë:

Shpërdorimi i detyrës (Kodi Penal, Neni 248):

Rrezikimi i jetës së qytetarëve (Kodi Penal, Neni 289):

Moszbatimi i Ligjit për Planifikimin Urban (Ligji Nr. 8402):

Në emër të partisë Demokratike i bëj sot thirrje për veprim SPAK-ut:

Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për:

Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale.

Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit.

Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore.

Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës.

Ai duhet t’i bashohet kolegut të tij Veliaj dhe të gjithë bashkë duhet të marrin përgjigjen e merituar më 11 maj.

Etiketa: PDRakip Suli

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
Veliaj drejt fundosjes? Reagon SPAK: Ja 4 veprat penale që rëndojnë mbi kryebashkiakun

Veliaj drejt fundosjes? Reagon SPAK: Ja 4 veprat penale që rëndojnë mbi kryebashkiakun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit...

Lexo më shumë
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com