GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Rama e Sako gënjyen, pritën zgjedhjet për fondet e tërmetit

17:13 - 21/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama e Sako gënjyen, pritën zgjedhjet për fondet e tërmetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja e PD për marrëdhëniet me publikun, Jola Hysaj në një deklaratë për mediat denoncoi bashkinë e Durrësit se po përdor fondet e tërmetit, në shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Këshilli Bashkiak i Durrësit është mbledhur disa herë jashtë radhe gjatë 2 javëve të kaluara dhe, më në fund, dje ka marrë jo 1, por 7 vendime. Të gjitha kanë të bëjnë me procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit dhe zonën përreth. Janë alokuar fondet për dhjetëra pallate dhe banesa individuale, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.”

Sipas saj “qeveria dhe bashkitë e saj nuk bëjnë asnjë punë, e cila nuk fut para në xhepat e tyre dhe nuk u lejon që ta kthejnë në propagandë televizive”.

“Në pamje të parë ky ngjan një lajm i mirë dhe dikush mund të thotë ‘ja, më në fund, opozita po thotë një fjalë të mirë për punët e qeverisë’! Do donim të gjithë të ishte ashtu, por fatkeqësisht qeveria dhe bashkitë e saj nuk bëjnë asnjë punë, e cila nuk fut para në xhepat e tyre dhe nuk u lejon që ta kthejnë në propagandë televizive.”

Gjithashtu ajo thotë se “Rama e Sako kanë gënjyer si derr” për mbylljen e procesit të rindërtimit.

“Nëse nuk ju kanë bërë as sytë dhe as veshët, pse Bashkisë Durrës, 3 vjet e 3 muaj pas 26 nëntorit shpall se ka miratuar fonde për banesat e qindra familjeve? Kjo do të thotë se këta njerëz, o kanë qenë në çadra, ose në hotele ose pa strehë. Kjo do të thotë gjithashtu se procesi i rindërtimit nuk është mbyllur dhe Rama e Sako kanë gënjyer si derr. Me këtë ritëm familjeve që u janë alookuar fondet në shkurt 2023 do të hyjnë në shtëpitë e reja pas një viti apo 2, pra katër apo vjet nga tërmeti i 2019.”

Një fakt tjetër për të cilin tërheqin vëmendjen e qytetarëve, ka të bëjë me kohën kur alokohen këto fonde.

“Një fakt tjetër për të cilin duam t’u tërheqim vëmendjen qytetarëve, ka të bëjë me kohën kur alokohen këto fonde. Pse ndodh, si në një kalendar të pagabueshëm, që nuk ka të bëjë me rastësinë që fondet e tërmetit ndahen gjatë fushatave elektorale? Të gjithë e dinë pse? Specialistat, patronazhistat dhe aktivistat e PS dhe bashkisë Durrës, i trajtojnë fondet e rindërtimit si të ishin favore që partia u bën të dëmtuarve, dhe jo si para’ të arkës së shtetit. Në një përpjekje të qartë për të devijuar dhe manipuluar votën.Duke zvarritur procesin dhe fondet qe akordohen, Kryebashkiakja e Durrësit pret zgjedhjet që të miratojë grantet dhe listat e përfituesve, duke shkelur Kodin zgjedhor.”

“Neni 91 paragrafi 4 ndalon ndarjen e fondeve publike në favor të zgjedhësve për një periudhë kohore prej 4 muaj para zgjedhjeve.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka gjobitur dhe në zgjedhjet e kaluara Emirjana Sakon për shkelje të tilla. Halli i Sakos del mbi ligjin këtë rast, edhe pse është përsëritëse në shkelje, ajo përdor të njëjtat mënyra të cilat janë denoncuar nga PD, shoqëria civile dhe OSBE/ ODIHR.”, tha ajo.

Etiketa: Edi RamaEmirjana SakoPD

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Alban Skënderaj e thotë në mes të koncertit: Në BBV mbështes …

Alban Skënderaj e thotë në mes të koncertit: Në BBV mbështes ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com