GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin gjatë zgjedhjeve

11:42 - 28/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i PD: Miliardat që krimi po përfiton nga shteti (Dokumentat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një fushatë hakmarrjeje politike ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët hetuan rastin e njohur si “treni bullgar” në fshatin Pekisht të Peqinit, ku u kapën materiale zgjedhore dhe para në një lokal privat.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, theksoi se ndëshkimi disiplinor i disa efektivëve për shkak të veprimeve të tyre ligjore është një akt politik i sponsorizuar nga kryeministri Edi Rama dhe i zbatuar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Sipas Partisë Demokratike, pas referimit të çështjes nga Policia e Elbasanit në Prokurori dhe nisjes së procedimit penal, janë marrë masa ndëshkuese ndaj efektivëve që kanë ndjekur ligjin.

Deklarata

Partia Demokratike dënon hakmarrjen politike ndaj efektivëve që zbatuan ligjin.

Nisur nga deponimet e strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me vijimin e procedimit penal të iniciuar pas publikimit të një videoje nga drejtuesi i opozitës, z. Sali Berisha, ku dokumentoheshin materiale zgjedhore dhe para në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, ju bëjmë me dije se:

Pasi Policia e Elbasanit referoi çështjen në Prokurori dhe kjo e fundit vijoi procedurat për ndjekjen penale të rastit, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate hakmarrjeje politike.

Nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe me drejtimin e Ilir Prodës në Policinë e Shtetit, është ndërmarrë një seri masash disiplinore dhe ndëshkuese ndaj efektivëve që guxuan të veprojnë në përputhje me ligjin.

Konkretisht sipas informacionit të sjellë nga deputeti i zgjedhur, z.Blendi Himçi :

Është nisur procedim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve ndaj shefit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Elbasanit, Kliton Zhari;

Është pezulluar nga detyra nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Sadik Kateshi;

Procedim disiplinor dhe transferim për shefin e krimeve të Komisariatit të Peqinit, Denis Sinani.

Këto masa përbëjnë një akt të pastër hakmarrjeje politike ndaj efektivëve që refuzuan të heshtin përballë manipulimit të zgjedhjeve dhe që ushtruan detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm.

E nga ana tjetër emra si Krenar Guçe, promovohen me poste si shpërblim për shërbimin në funksion të farsës zgjedhore zhvilluar në 11 Maj.

Partia Demokratike dënon me forcë këtë sjellje arbitrare dhe paralajmëron se të gjitha rastet e abuzimit me pushtetin do të dokumentohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

 

Etiketa: hakmarrjeKryesore1policeZgjedhje

Lajme të lidhura

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Para
Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (Emri)

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com