GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD reagon pas konferencës së Çuçit: Faturën e bashkëpunimit të politikës me krimin po e paguajnë shqiptarët

12:11 - 28/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD reagon pas konferencës së Çuçit: Faturën e bashkëpunimit të politikës me krimin po e paguajnë shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili foli sot për situatën në vend. Deputeti i zgjedhur i PD, Enkelejd Alibeaj tha se regjimi nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit dhe sipas regjimit fajin e kanë shqiptarët, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Sipas tij, faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.

Deklarata e plote:
E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë.
Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.
Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimit, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve.

Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin.

Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.

Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në cdo shtëpi, në cdo rrugë, në cdo lagje dhe në cdo qytet.

Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPD

Lajme të lidhura

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë
Aktualitet

Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

08:41 - 05/03/26
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare
Breaking Views

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

21:18 - 04/03/26
Klodian Braho raporton 4 orë në Komisionin Europian për SPAK-un
Breaking Views

Klodian Braho raporton 4 orë në Komisionin Europian për SPAK-un

20:51 - 04/03/26
Para
Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj jep shpjegime para KPK për apartamentet e babait

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj jep shpjegime para KPK për apartamentet e babait

TË FUNDIT

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë
Aktualitet

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

09:45 - 05/03/26

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e ‘5 Majit’ është grabitur mëngjesin e kësaj të enjte. Sipas informacioneve në...

Lexo më shumë
Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë

09:39 - 05/03/26
Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

08:49 - 05/03/26
Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

08:41 - 05/03/26
Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

08:19 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com