GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD reagon për punësimet në administratë: Alarm i kuq për zgjedhjet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD reagon për punësimet në administratë: Alarm i kuq për zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka akuzuar qeverinë se sipas shifrave zyrtare të INSTAT, janë punësuar 22 mijë persona më shumë në administratë.

Sipas demokratëve, ky është një alarm i kuq për zgjedhjet vendore, pasi çdo vend i ri pune është “armatosje e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet”.

Deklarata e plotë:

Shtet-rrumpalla elektorale e Edi Ramës është tashmë një realitet që, çdo ditë e më shumë, punon kundër një shteti serioz të shqiptarëve.

Të dhënat e fundit të INSTAT, që është instituti qeveritar i statistikave, japin një shifër alarmante të fryrjes së administratës shtetërore nga Edi Rama. Që nga viti 2014 administrata shtetërore, qëndrore apo vendore, është rritur me 22 mijë vetë.

Ata që mendojnë se këto janë rroga që shkojnë për familjet shqiptare e kanë gabim. Këto janë bonuse që u jepen patronazhistëve, kujdestarëve grabitqarë të zgjedhjeve vendore dhe kuvendore në shtet-rrangallën elektorale të Ramës.

Janë para të taksave tuaja, që shkojnë në xhepin dhe kontot e tyre. Ndër këta 22 mijë vetë gjenden militantë të Rilindjes, që e marrin rrogën edhe kur janë jashtë vendit, siç e kemi denoncuar nga kjo foltore rastin e bashkisë së Vaut të Dejës.

Ata shpërblehen që, kur të vijnë zgjedhjet të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë për manipulimin e vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre. Me pak fjalë të punojnë që rroga e tyre të vazhdojë.

Fakti i pakundërshtueshëm se kapterët e administratës përdoren si ushtri elektorale, mund të vërtetohet fare thjeshtë nga fryrja sezonale sa herë afrojnë zgjedhjet.

Në vitin 2021 administrata u fry me 8 mijë vetë, pikërisht për arsye se vendi ishte ne sezonin e korrje-shirjeve elektorale.

Ky është një alarm i kuq për fatin e zgjedhjeve vendore në prag. Çdo vend pune që shtohet, në nivel qendror apo vendor, nuk është gjë tjetër veçse armatosja e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet e radhës.

Por, nuk kemi të bëjmë vetëm me krim elektoral, dhe taksapaguesit nuk duhet ta shohin këtë si ankesë të Partisë Demokratike.

Fryrja e administratës do të thotë rritje e peshës së shtetit në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsim, shëndetësi etj., në totalin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rritje me 2.5 pikë. Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013.

Qeveria “Rama 3” ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë “Rama 2” dhe 19 në qeverinë “Rama 1”.

Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte e treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%.

Partia Demokratike do t’i përgjigjet armatosjes së administratës për manipulimin e zgjedhjeve dhe rëndimin e arkës së shtetit me rezistencë të çarmatosur dhe të pandërprerë.

Ne do t’i kundërvëmë “shtetit të madh” dhe të kapur të Edi Ramës, alternativën e qendrës së djathtë, duke ftuar të na bashkohen të gjithë ata që besojnë se shteti nuk është i partisë, por i Shqipërisë. I së njëjtës Shqipëri së cilës duhet t’i dalim zot të gjithë bashkë!

Etiketa: administratePDqeveriaZgjedhje

Lajme të lidhura

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet
Aktualitet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

13:15 - 13/07/26
E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës
Aktualitet

E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës

12:16 - 13/07/26
Para
Olta habit banorët: Efi është shtatzënë

Olta habit banorët: Efi është shtatzënë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve
Botë

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

15:06 - 13/07/26

Çmimet e naftës janë rritur me mbi 4% të hënën, ndërsa dërgesat e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit mbetën nën...

Lexo më shumë
Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

14:46 - 13/07/26
Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

14:29 - 13/07/26
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26
SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

13:49 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com