GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD-së i ikin 26 deputetë/ Vetëm 27 vota pro raportit të Tabakut, 84 kundër

23:11 - 10/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD-së i ikin 26 deputetë/ Vetëm 27 vota pro raportit të Tabakut, 84 kundër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti i Partisë Demokratike që doli nga hetimi parlamentar për tre inceneratorët mori vetëm 27 vota në parlament.

Ky votim tregon se zgjedhjet e 6 marsit jo vetëm që i lëkundën themelet Lulzim Bashës në krye të partisë, por përgjysmuan dhe grupin e tij parlamentar.

Basha kishte me vete pas zgjedhjeve të 25 prillit 53 deputetë të dalë nga listat e PD-së, plus 6 deputetë nga aleatët, bëjnë 59, ndërsa raportin e Bashës dhe Tabakut e votuan ditën e sotme vetëm gjysma e tyre, 27 vota.

I vetmi ngushëllim i Bashës është se grupi i mbetur është besnik në ditën e tij më të vështirë dhe se problemet brenda Partisë Demokratike, i përkasin të shkuarës, pasi 26 rebelet e rinj, nuk do të jenë në listat e zgjedhjeve të ardhshme politike.

Basha dhe Tabaku edhe në fjalën e tyre në parlament para votimit insistuan se tre inceneratorët janë një aferë korruptive.

Basha: E vërteta është kjo, janë mbledhur 3 shokë, kanë shkuar tek Edi Rama dhe i kanë thënë është ky biznesi i plehrave dhe është me përfitim, si t’ia bëjmë, po i ka thënë ai, ecni.

Tabaku: Shkelje e ligjit përsa i përket procedurave të prokurimit publik dhe të koncesioneve në dhënien e të treja kontratave. Në një mënyrë ose tjetër, të treja kontratat janë në shkelje të ligjit, e Elbasanit është nul dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, e Fierit dhe e Tiranës në shkelje të procedurave ligjore, e Fierit dhe e Tiranës në shkelje të procedurave.

Ndërsa për kreun e grupit parlamentar socialistë Taulant Balla ky komision nuk prodhoi asgjë.

Balla: Do mbahet mend Komisioni Hetimor duam plehrat tona. Ju ngritët një komision ku kërkoni “na ktheni plehrat, nuk rrimë dot pa plehra”, natyrshëm ajo shprehja u mbars mali dhe polli një mi është dhe tek raporti.

Etiketa: Edi RamaPartia DemokratikeTaulant BallavotaZgjedhjet

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Antiopozitari jeni ju zoti Basha

Antiopozitari jeni ju zoti Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com