GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: SPAK të hetojë hotelin në Dhërmi dhe atë me 5 yje të Veliajt

15:59 - 01/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
PD: SPAK të hetojë hotelin në Dhërmi dhe atë me 5 yje të Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka bërë apel SPAK-ut që të thellojë hetimet për dosjen “5D”, ku u arrestuan dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla, për tenderat e fituara nga kompania “5D Konstruksion”, ku pas hetimeve, dy të prangosurit rezultojnë pronarë faktikë.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi tha se pjesë e kallëzimit të tij penal ka qenë edhe Elvin Tivari, drejtori i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla.

Tivari është pronar me 40% të aksioneve në hotelin luksoz  “La Brisa” në Dhërmi, teksa pjesa tjetër zotërohet nga Fatos Malaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë se si është financuar dhe kush është pronari i vërtetë i këtij hoteli, teksa në skemën  e korrupsionit përmendi dhe shtetasin Durim Mustafa, i cili ka punuar në vitin 2021 si Drejtor Drejtorie pranë UKT sh.a. nën varësi të Redi Mollës.

“Sot do të ndalem tek një investim që ky individ ka bërë në Dhërmi, në bashkëpronësi me Fatos Malajn, vëllain e Kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj. Në vitin 2022 këta dy shtetas regjistrojnë në QKB kompaninë ‘La Brisa’ dhe investojnë për ndërtimin e një hoteli me të njëjtin emër në Dhërmi, në vlerën 1.5 milionë euro.

Gjatë analizimit të të dhënave financiare nga grupi ynë i ekspertëve rezulton se: Kjo kompani i detyrohet një shumë prej 630 mijë eurosh një nënkontraktori me emrin ABG Ndërtim. Gjatë analizimit në QKB rezulton se ky subjekt në vitin 2021 është blerë nga shtetasi Durim Mustafa, sipas kontratës të firmosur në Lushnje. Nga kontrolli i të dhënave rezulton se shtetasi Durim Mustafa ka punuar në vitin 2021 si Drejtor Drejtorie pranë UKT sh.a. nën varësi të Redi Mollës. Sipas dosjes hetimore për kompaninë 5D, të bërë publike ditën e djeshme, Durim Mustafa rezulton se është pjesë përbërëse e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të paktën 3 procedura korruptive tenderuese në favor të subjektit 5D.

Pasi u përdor nga shefi i tij Redi Molla për këto procedura fiktive, pasi u përdorën si nënkontraktorë për të fshehur paratë e korrupsionit në hotelin La Brisa, drejtorët e Veliajt nuk mund të mjaftoheshin me kaq, pasi në gusht të vitit 2023, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit, subjekti ABG Ndërtim me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit. Sigurisht ky nuk ishte një tender rastësor, pasi vendimmarrjen direkte në këtë procedurë e ka vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, vëllai i ortakut të Redi Mollës dhe Elvin Tivarit.” – deklaroi Belind Këlliçi.

Ndër të tjera, ish-deputeti demokrat i kërkoi SPAK-ut që të hetojë edhe hotelin me 5 yje në Durrës që po ndërtohet nga kompania “Mediterranean Investment Group”, e cila ka marrë status special si investitor nga Ministria e Turizmit. Kumbaro e prezantoi këtë si një investim 15 milionë eurosh, teksa kompania u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024.

Në kohën kur kompania me aksioner babanë e tij mori statusin e veçantë të “Investitorit në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”, Molla ishte administrator i Tirana DC, një ndërmarrje me aksionere 100 % Bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtoi deri në vitin 2023.  Më herët ai ka qenë për 5 vjet drejtues i Ujësjell Kanalizime Tiranë nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Këlliçi, duke iu referuar përgjimeve që janë pjesë e dosjes së SPAK, e konsideroi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si pronarë të hotelit në Durrës. Ai paralajmëroi se ditët në vijim do të publikojë fakte të reja për “organizatën kriminale që ende vijon të streohet brenda mureve të tempullit të korrupsionit në Shqipëri, Bashkisë Tiranë”.

“I bëjmë thirrje SPAK, që të thellohet në hetimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, të hetohen hotelet e ndërtuara në Dhërmi, hoteli me 5 yje i Lali Erit në qendër të Durrësit, pasi aty do të gjenden lidhjet në nivele të larta politike, duke nisur nga pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës dhe hotelit në Durrës Erion Veliaj dhe deri në Këshill të Ministrave. Ditët në vijim, garantoj qytetarët shqiptarë se do t’iu sjellim fakte të reja për organizatën kriminale që ende vijon të streohet brenda mureve të tempullit të korrupsionit në Shqipëri, Bashkisë Tiranë. Ndaj gjej rastin sërish të theksoj se Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja kurë për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni galopant i organizatës kriminale Rama – Veliaj.” – tha Këlliçi.

      

Lajme të lidhura

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës
Breaking Views

Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

21:58 - 04/12/25
“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD-Berishës: Në Lezhë jemi pa kryetar partie…
Breaking Views

“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD-Berishës: Në Lezhë jemi pa kryetar partie…

20:50 - 04/12/25
Para
Monedha metalike e kartmonedha, 1.7 trilionë lekë në qarkullim

Monedha metalike e kartmonedha, 1.7 trilionë lekë në qarkullim

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25

Florina Cani, nëna e 15-vjeçarit Martinit, i cili u vra një vit më parë në Tiranë nga një bashkëmoshatar, ka...

Lexo më shumë
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

21:58 - 04/12/25
“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD-Berishës: Në Lezhë jemi pa kryetar partie…

“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD-Berishës: Në Lezhë jemi pa kryetar partie…

20:50 - 04/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com