GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Veliaj po u shtrëngon lakun qytetarëve me pagesat për inceneratorin që nuk ekziston

13:25 - 10/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Veliaj po u shtrëngon lakun qytetarëve me pagesat për inceneratorin që nuk ekziston
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano ka denoncuar nga selia e PD-së Erion Veliajn, se është duke rritur barrën financiare ndaj qytetarëve të Tiranës, për menaxhimin e mbetjeve, në një kohëqë inceneratori nuk ekziston.

“Bashkia Tiranë ka planifikuar të rrisë barrën financiare të qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në thuajse 90,000 euro në ditë, një shifër tejet e lartë dhe krejtësisht e pajustifikueshme. Denoncojmë me forcë faktin se këto pagesa vazhdojnë të bëhen edhe pse inceneratori i Tiranës nuk ekziston”, u shpreh ndwr tw tjera ai.

Deklarata

Të nderuar qytetarë të Tiranës,

Në prag të miratimit të buxhetit për vitin 2025, jemi dëshmitarë të një situate skandaloze që kërkon vëmendjen dhe reagimin e çdo qytetari të përgjegjshëm. Bashkia Tiranë ka planifikuar të rrisë barrën financiare të qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në thuajse 90,000 euro në ditë, një shifër tejet e lartë dhe krejtësisht e pajustifikueshme. Denoncojmë me forcë faktin se këto pagesa vazhdojnë të bëhen edhe pse inceneratori i Tiranës nuk ekziston.

Ky buxhet është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj taksapaguesve dhe një dëshmi e keqmenaxhimit total të burimeve publike. Në vend që të përdoren për shërbime thelbësore dhe projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës, fondet publike vazhdojnë të shpërdorohen për incernerator që nuk ekzistojnë, kontrata të errëta, pa transparencë dhe pa asnjë rezultat konkret për qytetarët. Rrugët e Tiranës mbeten të mbushura me mbeturina, ndotja vazhdon të përkeqësohet dhe qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për një shërbim që nuk ekziston.

Viti që po lemë pas është një dëshmi e qartë e dështimit të Bashkisë. Sipas raportit 10-mujor, një institucion me një buxhet prej mbi 500 milionë euro, ka shpenzuar vetëm 190 mijë euro për strehimin, ndërkohë që situata është dramatike.

Në të njëjtën kohë, janë realizuar gjoba në masën 282%, duke u shndërruar në një mekanizëm represiv ndaj qytetarëve, jo një instrument përmirësimi.

Dënojmë me forcë çdo akt abuzimi, çdo shpërdorim të fondeve publike dhe çdo praktikë klienteliste që rëndon mbi qytetarët e Tiranës. Ky model qeverisjeje, që favorizon interesat e një grushti njerëzish mbi interesin publik, është i papranueshëm dhe duhet të marrë fund.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike angazhohen të denoncojnë çdo abuzim dhe të kërkojnë llogari për çdo qindarkë të shpërdoruar nga fondet publike. Qytetarët e Tiranës meritojnë një administratë që i shërben me ndershmëri, transparencë dhe përgjegjësi, duke vënë interesin e qytetarëve të parin. Qytetarët meritojnë nje administratë që incerneron mbetjet, dhe jo lekët e tyre!

Koha për ndryshim është tani. Nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë dinjitetin dhe mirëqenien në qytetin tonë. Tirana meriton më shumë. Qytetarët meritojnë një të ardhme më të mirë.

Etiketa: inceneratorVeliaj

Lajme të lidhura

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Para
Përsëritet skema e abuzimit në Spitalin e Traumës, fryn fondin për kompaninë e privilegjuar

U rrëzua aksidentalisht te Piramida, ndërron jetë në spital efektivja 22 vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com