GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Veliaj të shkarkohet, Tirana të shkojë në zgjedhje

12:25 - 12/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Veliaj të shkarkohet, Tirana të shkojë në zgjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kërkuar që Kryeministri Edi Rama të shkarkojë nga detyra Erion Veliajn i arrestuar me urdhër të SPAK për akuza korrupsioni dhe pastrimi parash, dhe bashkia e Tiranës të shkojë në zgjedhje.

Në një deklaratë për mediet, kryetari i këshilltarëve bashkiakë në Partinë Demokratikë në bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti kërkoi që të përdoret i njëjti standard që është përdorur në rastin e ish-kryebashkiakëve të tjerë të cilët kanë pasur probleme me drejtësinë.

“Ne kërkojmë të përdoret i njëjti standard që është përdorur në rastin e Elvis Roshit në Kavajë,  Shukri Xhelilit në Dibër, Safet Gjicit në Kukës, Jorgo Goros në Himarë, etj. Për shkelje në magnitudë shumë më të ulët se Veliaj, këta ish-kryetarë bashkish janë shkarkuar ose u është kërkuar dorëheqja, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve vendore, siç përcaktohet me ligj”, nënvizoi më tej Alimehmeti.

Sipas Alimehmetit, emërimi i kryetares së deleguar të bashkisë Tiranë është “në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi”.

“Shumë qartë është e përcaktuar se pushteti qendror dhe pushteti vendor janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe përcaktimi i drejtuesve të tyre vjen vetëm përmes votës dhe organeve përfaqësuese të zgjedhur përmes saj. Kjo do të thotë, shumë qartë, se detyra në këtë rast i takon kryetares së Këshillit Bashkiak, Romina Kuko, e cila hesht, si edhe 60 anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak të zgjedhur përmes votës”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti theksoi se “kërkojmë, konform Kushtetutës dhe ligjit, shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, dhe zgjidhjen e problemit të krijuar nga dyshja Rama-Veliaj përmes votës së lirë të qytetarëve të vjedhur të Tiranës. Tirana ka nevojë për zgjidhje të fortë, të qëndrueshme dhe ndryshim. Këtë zgjidhje nuk e ofron Rilindja që solli vdekjen klinike të saj”.

Etiketa: Erion VeliajPD

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Ish-drejtori i Institutit të Jetimëve Shqiptarë paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i Institutit të Jetimëve Shqiptarë paraqitet në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com