GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“PD vepron në bazë të statutit”, Basha: Partia nuk do të kthehet në lëvizje dumbabiste

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“PD vepron në bazë të statutit”, Basha: Partia nuk do të kthehet në lëvizje dumbabiste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë sot të parën intervistë televizive, lidhur me krizën politike në Partinë Demokratike, pas dorëzimit të firmave nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një intervistë ekskluzive në Neës24, Robert Rakipllari, Lulzim Basha tha se është i domosdoshëm funksionimi i Statutit, përndryshe kemi të bëjmë me një “thirrje në mal, apo në pyll” dhe jo të Kuvendit të PD. Po ashtu Basha u shpreh se nuk do të lejojë që PD-ja të kthehet në një lëvizje dumbabiste.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm, për PD, për mua personalisht. Nuk bëhet fjalë për letra për të gjithë demokratët. Nëse aty ka 5, 50, 500, janë demokratë. Është detyra ime si kryetar i PD që gjithsecila të verifikohet sipas Statutit, që është kushtetuta që mbron të drejtat e do demokrati, që mundëson funksionimin e partisë. Pa funksionimin e statutit jemi në xhungël, ndaj është e domosdoshme që do përcaktim statutor respektohet, përndryshe është një thirrje në mal apo në pyll, vetëm Kuvend jo. PD vepron në bazë të statutit, PD nuk do jetë një lëvizje dumbabiste. Mbajtja sekret institucioneve të partisë, që pretendohet se janë vullnete demokratësh është një fyerje e madhe për çdo demokrat” – tha Basha.

Basha gjithashtu tha se e shqetëson situata në PD, pasi Foltorja i është mbivendosur aksionit të madh të PD-së për hetimin e zgjedhjeve dhe dhënien fund të lidhjes së politikanëve me krimin.

“Jam shumë i shqetësuar për PD-në, për demokratët. Koha do ta provojë, pse aktet dhe veprimet e mia, përfshi qëndrimet e këtyre dy muajve ka qenë për interesin e mirë të PD-së. Sigurisht që jam shumë i arsyeshëm. Foltorja i është mbivendosur aksionit të madh të PD-së për hetimin e zgjedhjeve dhe dhënien fund të lidhjes së politikanëve me krimin. Në përballjen e përditshme me Edi Ramën, që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve, arsimin, ekonominë. Ky është prioriteti i imi si kryetar i saj. Kam bërë edhe një zgjedhje për të mos çuar një rrëke tjetër uji në mullirin e Edi Ramës, siç po bën Berisha.  Siç më ka thënë një demokrat i vjetër që ta njohësh Berishën duhet ta kesh përballë, unë kam pasur një fashë para syve” – tha Basha.

Etiketa: levizjeLulzim BashapartiaPDstatuti

Lajme të lidhura

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?
Breaking Views

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë
Breaking Views

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen
Breaking Views

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26
Para
Zjarr i qëllimshëm në Elbasan, zjarrëfikësja po e shuan me mjete rrethanore

Zjarr i qëllimshëm në Elbasan, zjarrëfikësja po e shuan me mjete rrethanore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com