GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pele mesazh për Vladimir Putin: Kjo luftë duhet të ndalojë, sjell veç dhimbje!

10:22 - 02/06/22
në Botë, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pele mesazh për Vladimir Putin: Kjo luftë duhet të ndalojë, sjell veç dhimbje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Legjenda e Brazilit, Pele, i ka bërë thirrje Vladimir Putinit që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës. Kombëtarja e Ukrainës mundi Skocinë të mërkurën për të bërë një hap drejt Kupës së Botës Katar 2022, por pas përfundimit të ndeshjes mendimet u kthyen menjëherë te ata që luftonin në vijën e parë.

Pele, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, përdori rrjetet sociale përpara nisjes së ndeshjes Skoci-Ukrainë, për t’iu përgjëruar presidentit rus, të cilin ai e ka takuar më parë, për t’i dhënë fund vuajtjeve.

“Vladimir Putin. Sot Ukraina përpiqet të harrojë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ende e ka përfshirë vendin e tyre. Të konkurrosh për një vend në Kupën e Botës është tashmë një detyrë e vështirë, pothuajse e pamundur me kaq shumë jetë në rrezik.

Dua ta shfrytëzoj ndeshjen e sotme si një mundësi për të bërë një kërkesë, ndaloni pushtimin. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme. Ky konflikt është i lig, i pajustifikueshëm dhe nuk sjell asgjë tjetër veç dhimbje, frikë, terror dhe ankth.

Nuk ka pse të zgjasë më gjatë. Kur u takuam në të kaluarën dhe shkëmbenim buzëqeshje të shoqëruar me një shtrëngim duarsh të gjatë, nuk e mendoja kurrë se një ditë do të ishim aq të ndarë sa jemi tani. Luftërat ekzistojnë vetëm për kombe të ndara dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon raketat me predha që varrosin ëndrrat e fëmijëve, shkatërrojnë familjet dhe vrasin të pafajshmit.

Kam jetuar tetë dekada, në të cilat kam parë luftëra dhe kam parë e dëgjuar gjuhën e urrejtjes, duke promovuar mizori në emër të sigurisë së kombit të tyre nga udhëheqës pa kurriz. Ne duhet ta ndalojmë këtë dhe të evoluojmë.

Shumë kohë më parë i kam premtuar vetes se gjithmonë do ta ngre zërin për paqe. Fuqia për të ndaluar këtë konflikt është në duart tuaja. Të njëjtat që kam takuar në Moskë, në takimin tonë të fundit në 2017”, shkruan Pele në postimin e tij.

Ukraina ia doli që të fitojë me rezultatin 1-3 ndaj Skocisë dhe tashmë do të ketë ndeshjen e fundit ndaj Uellsit më 5 qershor, për të vendosur se cila prej tyre do të shkojë në Katar për Botërorin 2022.

Etiketa: peleRusia

Lajme të lidhura

Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Para
E rëndë në Lushnje, 17-vjeçarja qëllon me thikë vëllain e saj

E rëndë në Lushnje, 17-vjeçarja qëllon me thikë vëllain e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish zëvendës...

Lexo më shumë
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com