GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Peleshi abuzon me tenderin e Flotës 450 mln lekë, KPP dreqos vendimin

15:49 - 20/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thurur çorbën e radhës për të vjedhur 450  milionë lekë nga fondet e institucionit që drejton.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thurur çorbën e radhës për të vjedhur 450  milionë lekë nga fondet e institucionit që drejton.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thurur çorbën e radhës për të vjedhur 450  milionë lekë nga fondet e institucionit që drejton. Nuk janë të pakta rastet kur Peleshi ka vjedhur përmes prokurimeve. Dhe këtë herë vërtetë bërë një çorbë mes dokumentet dhe hartimin për tenderin, por manipulimet i kanë dalë në shesh. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Blerje materiale për Flotën Luftarake për vitin 2022”. Që do të shërbejnë për nevoja të Komandës së Forcës Detare. Ky tender ka kushtuar  450 milionë lekë dhe fituesi është shpallur pa një garë të rregullt. Si pasojë tenderi ka përfunduar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Janë dy firmat  “TrakMar” SHPK dhe “AutoAsja” SHA që kanë bërë denoncimin dhe kanë nxjerrë në pah shkeljet e tenderit.

Përmes këtij prokurimi do të blihen materiale të ndryshme si llamba të ndryshe, rripa për kondicionerë, si dhe filtra të ndryshëm. Pikërisht tek këta të fundit është ngritur ngërçi, që ka skualifikuar firmat e sipërpërmendura dhe Peleshi ka shpallur fitues një tjetër firmë, pa garë fare.

 

Të dy ankimuesit, kanë konstatuar abuzim dhe kritere burokratike në një pikë kur janë përcaktuar specifikimet teknik për filtrat.

Në ankesë ata shprehen se vetë Ministria, si Autoritet Kontraktor, kërkon që operatorët të sigurojnë filtrat sipas specifikime në tender, duke përfshirë edhe artikuj ekuivalent të ngjashëm. Dhe kështu kanë bërë, kanë paraqitur paisje të ngjashme që kryejnë funksionin e  njëjtë. Por pikërisht për këtë fakt janë skualifikuar nga gara që në raundin e parë.

“Në dokumentet e tenderit në shtojcën 5 “Specifikimet Teknike” është përcaktuar qartësisht nga vetë autoriteti kontraktor që për artikujt në përshkrimin e specifikimeve teknike shtohet fjala “ose ekuivalent të tij/të saj”. Ne si operator kemi ofertuar pikërisht artikujt ekuivalent që në këtë rast janë filtrat të cilat i përmbushin më së miri specifikimet teknike të kërkuara në DT. Bazuar sipas modelit të mjetit pavarësisht se mund të ketë ndonjë ndryshim në përmasat e atyre të kërkuara nga AK me ato që ne kemi dorëzuar por i përputhet mjetit. Pasi në këtë rast fjala ekuivalent do të thotë që paisja kryen të njëjtin funksion pavarësisht ndryshimit milimetrik në përmasa”, shprehen denoncuesit.

Lojëra fjalësh

Pasi pranon  se vlen opsioni që operatoret të paraqesin produkte ekuivalente, AK shprehet se ata nuk kanë të njëjtin kod dhe përmes me produktet që kërkon Ministria në tender. Për këtë pikë firma AutoAsja shprehet se kodi ndryshon. Pasi produktet ekuivalente kalojnë me kodin e prodhuesit, por pavarësisht masave ata kryejnë funksionon sipas kërkesave të tenderit.

Më tutje sqaron se vetë si firmë ka fituar edhe dy herë të tjera tender me të njëjtin objekt nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërsa tani pa arsyetim ligjore iu nxirren pengesa burokratike.  Konkretisht, janë lojëra fjalësh që bëhen nga ana e Ministrisë, për të justifikuar abuzimin që është bërë me këto miliona euro.

 

Këtë e ka evidentuar edhe KPP pas shqyrtimit të ankesave. Por edhe pas seancave dëgjimore ë ka bërë me të dyja palët. KPP ka dalë në përfundimin se Ministria, si autoritet kontraktor, ka rënë në kontradiktë me termat dhe specifikimet teknike që ka paraqitur në tender.

“Komisioni arrin në konkluzionin se dokumentet e tenderit të hartuara nga autoriteti kontraktor në lidhje me specifikimet teknike të produkteve. Ku janë përcaktuar në mënyrë të detajuar specifikimet për secilin produkt ndërkohë. Nga ana tjetër është përcaktuar se do të pranohen edhe produkte ekuivalente. Nisur nga ky fakt me të drejtë operatorët ekonomikë kanë ofertuar produkte ekuivalente. Por me diferenca në përmasa me ato të kërkuara nga autoriteti kontraktor”, shprehet KPP. Ndërsa del në konkluzionin se në këtë kontekst është e paqartë dhe konfuze mbi mënyrën e plotësimit të këtij kriteri nga ana e operatorëve ekonomikë.

KPP e dreqos vendimin

Pasi ka dalë në këtë konkluzion sigurisht pritej që vendim i i KPP të ishte anulimi i tenderit dhe rishikimi i ofertave për të dy denoncuesit.  Dhe kështu ka bërë, por këtu e ka dreqosur çështjen fare. Sepse në vendimin e dhënë, KPP ka vendosur emrin e saktë të denoncuesve. Por ka ngatërruar objektivin e tenderit dhe institucionin përgjegjës. Pasi nga tenderi me objekt  Blerje materiale për Flotën Luftarake për vitin 2022”, të Mistrisë së Mbrojtjes. E ka bërë tenderi me objekt “Shërbim pastrimi”, Bashkia Vorë. Ndërsa numri i referencës është i njëjtë.

Nuk e dimë nëse ky është një lapsus nga ana e KPP gjatë hartimit të këtij vendimi. Apo nëse KPP ka bërë një  “gabim me dashje” për t’i lënë hapësirë Ministrisë së Mbrojtjes të vazhdojë me planin. Pasi ligjërisht ky vendim nuk është i rregullt nga ana teknike se si është hartuar.

Lexo edhe: BIRN: Media botërore zien nga skandali, Peleshi e quan qesharake

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimankeseflota detareKomisioni i Prokurimeve Publikeniko peleshitender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Zyrtarisht në sezonin e gripit, ja disa rregulla si të kujdeseni për veten

Jemi në pikun e gripit, mjekët: Ja cilat janë arsyet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com