GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Peleshi hedh 100 MLN lekë për litar alpinistësh, tenderi denoncohet

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Peleshi hedh 100 MLN lekë për litar alpinistësh, tenderi denoncohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pasi i fiku zjarret me kova e lopata, e ka zgjidhur qesen për ushtarët. Ai ka vendosur të blejë  100 milionë lekë litarë alpinistësh. Po flasim për tenderin me objekt “Blerje e materialeve bazë për mbështetjen e stërvitjes për vitin 2023”, me fond limit 10,478,007 lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 4 shtator 2023.

Në dokumentet e tenderit tregohet se bëhet fjalë për litar alpinizmi individual, litar dinamik statik, helmetë dhe çekiçë që përdorin alpinistët. Në total do të blihen 10 objekte, të cilat do të kushtojnë 100 milionë lekë. Në fakt as në kontratë nuk përcaktohet se sa mund të kushtojë secili prej tyre dhe sa copë i duhen Peleshit që paska planifikuar këtë shumë të madhe. Kaq lekë nuk kushton as riparimi i helikopterit, por kur vjen fjala për litarë, nuk kursehet Peleshi.

Gjithsesi, në 4 shtator gara u mbyll dhe tenderi iu dhurua firmës “Bolt” SHPK, në pronësi të Bardhyl Beqirit.

Por, aferat e drejtuesve nuk ecin gjithmonë sipas planit të tyre, sepse për të kënaqur një biznesmen, prishen pazaret me një tjetër. Dhe ndodh shpesh herë që ata ta denoncojnë abuzimin edhe pse më parë kanë përfituar vetë nga ministri.

 

Nuk mund të përcaktojmë, nëse është ky rasti, por tenderi abuziv i Peleshit është denoncuar, dhe ky është i vetmi hap pozitiv në këtë çështje. Denoncimi është dërguar në KPP më datë  29.09.2023 nga  “Qirici`Marine” SHPK në pronësi të  Artjan Qiricit, ish-drejtori i Përgjithshëm Portit të Durrësit.

Pra, bëhet fjalë për luftë mes pronarëve që kanë miqtë më të fortë në qeveri, për të përfituar fondin e radhës.

Në këtë denoncim, Qirici pretendon se “Bolt” SHPK nuk përmbush kriteret e vendosura në tender. Më konkretisht firma fituese nuk ka paraqitur mostra për secilin artikull, që të konfirmojë kapacitetet teknike.

Gjithashtu operatori ekonomik ankimues pretendon se nga ana e kompanisë ”Bolt” SHPK, dokumentacioni i dorëzuar në përmbushje të kritereve të kualifikimit mund të mos jetë i gjithi i përkthyer dhe noterizuar në gjuhën shqipe, në kundërshtim kjo me sa është kërkuar referuar Pikës 2, Paragrafi B të Seksionit 1 ”Udhëzime për Operatorët ekonomikë” të dokumenteve të tenderit.

Nëse vërtet janë bërë këto neglizhenca atëherë kemi të bëjmë me shkelje ligji të prokurimeve. Gjithsesi mbetet për t’u parë vendimi që do të marrë KPP.

Lexo edhe:Peleshi nuk blen asnjë avion kundër zjarreve, kërkon ndihmë nga…

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimniko peleshitender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Shtangen “bardheblutë”, Sobowale kalon laçianët në avantazh

Shtangen “bardheblutë”, Sobowale kalon laçianët në avantazh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26

Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i  Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet...

Lexo më shumë
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com