GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Peleshi për përmbytjet në jug: Janë evakuuar rreth 30 familje

22:12 - 12/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Peleshi për përmbytjet në jug: Janë evakuuar rreth 30 familje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një panoramë të gjerë të situatës së motit në vend. Ai tha për mediat, se deri më tani, janë evakuuar rreth 30 familje, e për fat të mirë, falë argjinaturave të instaluara prej efektivëve të FA, janë parandaluar përmbytjet e mijëra ha tokë.
Peleshi theksoi më tej, se në Urën e Mifolit, uji ka rënë me afro 15 cm, e pritet që deri nesër, duke qenë se nuk ka parashikime për shira, uji të ulet deri në masën 1 metër. Sa i përket rrugëve ai tha se deri më tani nuk ka asnjë të bllokuar, megjithatë strukturat e ngritura prej tyre janë në gatishmëri për monitorimin e situatës.

“Kemi ngritur strukturat dhe gatishmërinë edhe nga forcat e armatosura. Disa familje, rreth 30 familje janë evakuuar për të shmangur çdo dëm. Siç e dini në këto raste kemi të parin jetën e njeriut dhe më pas pronën. Dy investime të bëra në vitet e fundit, janë 2 argjinatura. Pa ato argjinatura, me këtë nivel të prurjeve të ujit, ne do kishim disa mijëra hektarë tokë të përmbytura. I kemi shpëtuar falë atyre investimeve. Situata është në përmirësim, niveli i ujit ka rënë, nuk do ketë reshje as nesër. Presim që deri në mëngjes, të kemi një ulje me një metër. Uji po tërhiqet, hidrovorët janë në punë, ne jemi në gatishmëri të plotë. Kemi edhe disa emergjenca të tjera, por jo kaq kritike. Në veri ka patur reshje dëbore, kjo ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike. Kemi mbajtur të hapura të gjitha rrugët nacionale. Ditët në vazhdim e përsëris nuk do ketë reshje të mëdha, gjithsesi ne jemi në krye të punëve dhe dua të qetësoj banorët duke u thënë se nuk do u mungojë ndihma dhe mbështetja jonë. Do ja dalim së bashku me shumë më pak dëme sesa në vitet e kaluara”- tha Peleshi.

Etiketa: evakuuarjugniko peleshi

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Gara që vendosi titullin kampion, e fundit për Kimi Raikkonen në Formula 1

Gara që vendosi titullin kampion, e fundit për Kimi Raikkonen në Formula 1

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com