GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pelosi refuzon pjesëmarrjen e aleatëve të ish-presidentit Trump në komisionin për 6 janarin

20:34 - 21/07/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pelosi refuzon pjesëmarrjen e aleatëve të ish-presidentit Trump në komisionin për 6 janarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi refuzoi të mërkurën dy anëtarë republikanë të zgjedhur nga udhëheqësi i republikanëve në Kongres, Kevin McCarthy për t’u bërë pjesë e një komisioni për hetimin e sulmit të dhunshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit, një vendim që zoti McCarthy e denoncoi si “një abuzim të hapur me pushtetin”.

Zoti McCarthy tha se Partia Republikane nuk do të marrë pjesë në hetim nëse demokratët nuk do të pranojnë anëtarët që ai emëroi.

Zonja Pelosi përmendi si arsye “integritetin” e hetimit në refuzimin e saj ndaj emra të propozuar si Jim Banks, i cili ishte caktuar nga zoti McCarthy për të qenë republikani kryesor në komision dhe Jim Jordan. Të dy janë aleatë të ngushtë të ish-Presidentit Donald Trump, mbështetësit e të cilit rrethuan Kapitolin më 6 janar.

Në orët që pasuan rebelimin, si zoti Banks ashtu edhe zoti Jordan votuan për të përmbysur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Joe Bidenit. Zonja Pelosi tha se ajo kishte folur me zotin McCarthy dhe i kishte thënë se ajo do t’i refuzonte dy emrat.

“Duke respektuar integritetin e hetimit, me përkushtim ndaj së vërtetës dhe e shqetësuar në lidhje me deklaratat e bëra dhe veprimet e ndërmarra nga këta anëtarë, më duhet të hedh poshtë rekomandimim për zotin Banks dhe zotin Jordan, si anëtarë të komisionit”, tha zonja Pelosi .

Zoti McCarthy tha në një deklaratë se lëvizja e zonjës Pelosi do të dëmtojë institucionin e Kongresit.

“Në qoftë se kryetarja Pelosi nuk ndryshon kursin dhe nuk pranon të pesë anëtarët republikanë, republikanët nuk do të jenë pjesë e procesit të tyre të rremë, por do të bëjmë hetimin tonë të fakteve,” tha zoti McCarthy.

Vendimi i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve pritet të ndezë më tej tensionet midis dy palëve rreth kryengritjes dhe komisionit hetimor, të cilin pothuajse të gjithë republikanët e kundërshtuan.

Shumica e republikanëve i kanë qëndruar besnikë zotit Trump, pavarësisht nga kryengritja e dhunshme e mbështetësve të tij që bëri që shumë prej tyre të druheshin për jetën e tyre.

Zonja Pelosi tha në deklaratë se ajo kishte pranuar tre emrat e tjerë të propozuar nga zoti McCarthy, Rodney Davis, Kelly Armstrong dhe Troy Nehls.

Por zoti McCarthy tha se ose duhet të pranoheshin të pesë emrat ose nuk do të merrte pjesë asnjëri prej tyre.

Shtatë persona vdiqën gjatë dhe pas trazirave, përfshirë një grua që u qëllua nga policia ndërsa u përpoq të hynte në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe tre mbështetës të tjerë të zotit Trump që pësuan pronleme mjekësore. Dy oficerë policie kryen vetëvrasje në ditët që pasuan, dhe një oficer i tretë, Brian Sicknick, vdiq pas përplasjes me protestuesit. Një ekspert mjeko-ligjor arriti në përfundimin se ai vdiq nga shkaqe natyrore. /VOA

Lajme të lidhura

Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm
Botë

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset
Botë

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26
Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës
Aktualitet

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Para
Kapen 3 mijë e 700 rrënjë marjuanë afër Podgoricës në Mal të Zi, policia arreston 34-vjeçarin

Kapen 3 mijë e 700 rrënjë marjuanë afër Podgoricës në Mal të Zi, policia arreston 34-vjeçarin

TË FUNDIT

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq
Breaking Views

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26

Nuk pati fitues në sfidën mes Bylisit dhe Dinamos e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në ‘Adush...

Lexo më shumë
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com