GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Penalltitë vendosin gjithçka, Italia mund Anglinë në Wembley dhe fiton europianin

22:43 - 11/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Penalltitë vendosin gjithçka, Italia mund Anglinë në Wembley dhe fiton europianin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia është kampione e Europës. Skuadra e Mancinit arriti të mundë Anglinë pas një ndeshje shumë të gjatë, e cila u zgjidh nga penalltitë. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta. Heroi këtë herë ishte sërish Donnarumma, që priti tre penallti.

Ndeshja nisi me golin e anglezëve. Ishte ylli i Manchester United, Luke Shaw, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 2, duke thyer rekordin si rrjeta më e shpejtë finaleve të Europianit dhe kaluar të tijtë në avantazh. Pas golit të pësuar Anglia gradualisht u kthye në mbrojtje, por e bëri këtë shumë shpejt.

Në pjesën e parë Italia u mundua, por nuk mundi të shkojë në portën e Jordan Pickford. Në të dytën vazhdoi e njëjta muzikë. Italia në sulm, me Chiesan, që fluturoi në krahë dhe krijoi disa rreziqe. Nuk shënoi, por i dha zemër Italisë. Presioni në portën e Anglisë ishte i madh dhe goli më në fund erdhi.

Në minutën e 67 ishte Leonardo Bonucci, që bëri rolin e Immobile (“fantazëm” sonte) dhe tundi rrjetën pas rrëmujës në zonë. Me këtë gol, Bonucci (34 vjeç e 71 ditë) u bë shënuesi më i vjetër i historisë në finalet e Europianëve. Edhe në minutat e para pas golit, Italia këmbënguli dhe provoi të shënonte të dytin.

Gjithsesi dalëngadalë Anglia mori terren dhe e baraspeshoi lojën, por raste nuk kishte në të dy krahët dhe koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1 dhe një tjetër ndeshje, këtë herë ajo e fundit, finalja, shkoi në shtesën prej 30 minutash. e teta ndeshje këtij kompeticioni me një fat të tillë.

Në shtesë loja ishte sërish e barabartë, kishte ritëm, por nuk kishte raste flagrante. Në fund edhe këtë herë ishte nevoja e penalltive për ta vendosur këtë finale. Berardi e Kane shënuan në të dy krahët fillimisht, teksa Belotti u ndal nga Pickford.

Më pas Maguire shënoi për Anglinë dhe e kaloi në avantazh, teksa as Bonucci në krahun tjetër nuk gaboi. Këtë e bëri Rashford dhe më pas Bernardeschi shënoi dhe Sancho gaboi çuditërisht, me Donnarumman hero për Italinë.

Sërish Jorginho për të vendosur gjithçka dhe sërish i njëjti njeri, në të njëjtën portë, por këtë herë historia ishte ndryshe. Ai gaboi, por gaboi edhe Bukayo Saka dhe Europiani më i bukur bë histori është i Italisë. Nuk shkoi në shtëpi, shkoi për herë të dytë në histori në Romë! Anglia do presë ende. 

Etiketa: Italia

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Euro 2020: Donnarumma shpallet lojtari më i mirë i turneut, edhe Ronaldo nuk del pa gjë

Euro 2020: Donnarumma shpallet lojtari më i mirë i turneut, edhe Ronaldo nuk del pa gjë

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com